TIRANE - Bashkia e Tiranës, në ndarjen e buxhetit që ka bërë për njësitë bashkiake, ka bërë që këto të fundit mos të kryejnë investime. Në njësinë numër 1 në kryeqytet, shuma e dhënë nga Bashkia e Tiranës,vetëm për pagat e punonjëse, sigurimet dhe shpenzimet e tjera ka qenë 30 milion lekë.
Ndërkohë që shumë e kërkuar nga drejtuesit e kësaj njësie ka qenë 42 milionë lekë. Pra në këtë njësi ka një minus prej 12 milion lekësh. Shefi i Financës në këtë njësi Emin Çela shprehet “ Ne i kemi kërkuar Bashkisë së Tiranës, pa investim 42 milion lekë.
Këtë shumë ja kemi kërkuar për pagat e punonjësve, sigurimet dhe shpenzimet e tjera, si drita, telefon dhe shpenzime për bojë, letër për produkte kancelarie. Ndërsa nga bashkia e Tiranës ne na janë dhënë vetëm 30 milionë lekë. Para kemi një minus prej gati 12 milionë lekësh Shpenzimet me këtë buxhet që na ka ardhur janë të pa mbuluara fare.
Që do të thotë vetëm paga dhe sigurimet e punonjëve” thotë Çela. Më tej shefi i financës në njësinë nr.1 shprehet se problem ka edhe me pagesat për këshilltarët e njësive dhe ndërlidhësve me komunitetin. “Ne kemi 27 këshilltarë dhe 20 ndërlidhës, ndërkohë vetëm pagat e tyre shkon shkojnë 4.9 milionë lekë.
Ndërkohë që nga Bashkia e Tiranës janë çelur vetëm 3.6 milon lekë, pra edhe honoraret nuk mbulohen për të gjithë vitin. Janë minus 1.3 milionë lekë” thotë Çela. “Nëse do ti bënim një krahasim buxhetit të vitit që shkoi me këtë ku jemi ne kemi 3.3 milionë lekë më pak se viti 2012” shprehet Emin Çela.
Përgjegjësi i financave të minibashkisë nr.1 shprehet, se të ardhurat e kësaj njësie janë të pakta, pasi e vetmja taksë që ata mbledhin është ajo e banesave edhe nga kjo ata mbajnë vetëm 10% të saj. Institucioni jonë nuk ka asnjë të ardhur tjetër alternative, kjo për arsye të heqjes së taksës së gjelbërimit, që tani e mbledh bashkia nëpërmjet tarifës së ujit.
Tregje apo hapësira publike, për vetë shtrirjen gjeografike qe ka kjo njësi nuk ka. E vetmja e ardhur e njësisë bashkiake nr.1 është vetëm tarifa e banesës për familjarët, por edhe kjo është 10%, pasi 90% të saj i shkon Bashkisë së Tiranës” thotë ai.
Çela shprehet se gjendja më keq është për gjendjen civile. Këtë vit është vit zgjedhjesh dhe duhet bojë dhe letër për printime listash , që është detyrim ligjor. Ne si njësi një letër e përdorim 2 herë. Në 6 mujorin e dytë ka për tu ndjerë më tepër mungesa e fondeve ” përfundon shefi i Financës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com