Bashkia e Tiranës, më pranë
bashkisë së Budapestit

Bashkia e Tiranës, më pranë <br />bashkisë së Budapestit
Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Budapestit janë nga sot më afër njëra tjetrës, pas vizitës së z.Basha në kryeqytetin hungarez dhe dokumentit të nënshkruar me homologun e tij z. Istvan Tarlos.

Kryebashkiaku i Tiranës ishte për një vizitë zyrtare në Budapest i ftuar nga z. Tarlos, për të thelluar më shumë marrdhëniet mes dy qyteteve. Z.Basha e quajti të vyer përvojën e Bashkisë së Budapestit, në transportin publik, në menaxhimin urban të qëndrueshëm dhe në aspektin kulturor e historik. Krerët e bashkive ranë dakort për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën kulturore, ku konkretisht në Budapest do të mbahet këtë vit java e Tiranës, që lidhet dhe me 100 vjetorin e pavarësisë, dhe anasjelltas në Tiranë do të mbahet në shtator java e Budapestit.

“Takimi me Kryetarin e Bashkisë së Budapestit ishte një rast shumë i mirë për të forcuar marrëdheniet mes dy qyteteve tona. Kemi nënshkruar një marrëveshje me anë të së cilës angazhohemi për “Ditët e Budapestit” në Tiranë në shtator dhe së bashku do të organizojmë edhe “Javën e Tiranës” këtu në Budapest, duke marrë shkas edhe nga 100 vjetori i Pavarësisë. Kemi folur konkretisht për projekte të tilla si ato të transportit publik, ku Budapesti është qyteti me përvojën më të gjatë në kontinent në operimin e transportit publik në veçanti të Tramit, përvojë të cilën ne kërkojmë ta shfrytëzojmë në planet tona për vendosjen e linjave të tramit dhe investimit të linjave të tramit në Tiranë. Folëm po kështu për njësërë çështjesh të tjera me fokus zhvillimin ekonomik, rritjen e shanseve për punësim si qëllimi dhe objektimi kryesor i Bashkisë së Tiranës, por në këtë kuadër mundësitë për të tërhequr vëmëndjen e investitorëve hungarezë drejt Tiranës dhe për të kontribuar në një klimë më pozitive të shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve hungareze në Tiranë dhe anasjelltas”, tha Basha.

"Sot pata kënaqësinë të takoj z. Basha, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një qytet i bukur i një vendi mik. Gjatë takimit zhvilluam biseda rreth mundësive për bashkëpunim në fusha të ndryshme teknike si psh. ajo e transportit publik. Megjithatë bashkëpunimi midis bashkive tona nuk do të jetë vetem teknik, por edhe kulturor. Mendoj se kultura është shumë e rëndësishme që qytetarët tanë të njihen sa më mirë me njëri-tjetrin duke i hapur rrugë kështu edhe zhvillimit të biznesit dhe turizmit. Jam i bindur që ky takim është vetem fillimi i një bashkëpunimi të thellë midis dy bashkive dhe qyteteve tona”, tha kryebashkiaku i Budapestit.

Të dy kryebashkiakët vlerësuan marrdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe ranë dakort se në këtë drejtim edhe qendrat kryesore të pushtetit vendor kanë shumë për të bërë dhe duhet të luajnë rolin e tyre.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Basha mori pjesë në një forum të organizuar nga dhoma e biznesit të Europës Qendrore, mbi mundësitë e investimit në Tiranë. Kryebashkiaku shpalosi para biznesmenëve të Europës Qendrore shanset e mëdha që paraqet Tirana për të bërë biznes, si dhe politikat që do të ndjekë në vazhdim Bashkia për të lehtësuar klimën për investime për ta bërë Tiranën një nga qendrat më atraktive në rajon. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane