Një problematikë e mbartur prej vitesh dhe një kërkesë e vazhdueshme  e banorëve ka nisur të marrë  zgjidhje.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për kanalizimet në rrugën ‘Dhimitër Xhuvani’ për ta përfunduar në kohë rekord për banorët e bllokut të fundit pranë kodrave të Kasharit, e cila deri para 2015 ishte një zonë tërësisht e paurbanizuar.

Ekipet e specialistëve  bashkë me mjetet e tyre janë duke punuar me kujdes për rrjetin dhe sipas standardeve ndërkombëtare.  Në këto shtatë  vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit.