TIRANE - Duket se të vetmit që kanë "imunitet" nga ky rotacion politik janë punonjësit e bashkisë së Tiranës. Sigurisht edhe ata nuk janë të qetë për ndryshime që kanë ndodhur, por sërish shprehen të sigurtë për vendin e tyre të punës.
Sipas tyre, duke qenë se kreu i bashkisë ka një mandat 4-vjeçar, së paku edhe për dy vite janë të sigurtë që kryetar bashkie do të jetë Lulzim Basha, deri në zgjedhjet lokale të 2015-ës, por ata shprehin keqardhje se tashmë për Tiranën nuk do të ketë më asnjë projekt.
“Ne ndoshta jemi të vetmit që nuk do të prekemi nga rotacioni politik, por tani e tutje jam i bindur se në Tiranë nuk do të bëhet më asnjë punë. Do të nisë avazi i vjetër i bllokimeve, ashtu siç i ndodhi Edi Ramës, dy vitet e fundit, kur ishte në krye të bashkisë’, - thonë punonjësit e bashkisë së Tiranës.
Por punonjësit e bashkisë së Tiranës, kanë qenë më të frikësuarit nga ky ndryshim pushteti, deri dje në mbrëmje. Në bashkinë më të madhe në vend, gjithçka është e pushtuar nga heshtja, gjë që shton edhe më shumë ethet e punonjësve të saj.
Në fakt drejtuesi i tyre, Lulzim Basha, ka një mandat 4-vjeçar për të drejtuar qytetarët e Tiranës. Por dy ditë më parë, takimi që kreu i tyre Lulzim Basha, ka zhvilluar me presidentin Nishani, pas takimit që pati berisha, ka shtuar mjegullnajën për administratën e bashkisë.
Në bashki punonjësit kishin frikën se kryeministri mund të jepte dorëheqjen e parevokueshme, dhe në vend të tij të emëronte Lulzim Bashën. Dhe nëse ndodhte kështu vendi i kreut të bashkisë do të ngelte bosh.
Por me sa duket hamendësimet e punonjësve të bashkisë nuk kanë qenë të vërteta, pasi dalja publike e mbrëmshme e Sali Berishës, sqaroi shumë gjëra.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com