Bashkia e Tiranës rehabiliton fushat sportive të shkollës ‘Kolë Jakova’

Bashkia e Tiranës rehabiliton fushat sportive të shkollës ‘Kolë Jakova’

Fushat e reja sportive

Bashkia e Tiranës ka  rehabilituar infrastrukturën sportive në shkollën "Kolë Jakova".

Projekti përfshin një rikonstruksion të plotë të fushës së volejbollit dhe basketbollit, duke sjellë kështu një ambient të përshtatshëm për të zhvilluar këto dy sporte të preferuara. Po ashtu, fusha e minifutbollit është riparuar dhe vijëzuar për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të përshtatshëm për lojë.

Ky investim është realizuar në fillim të vitit të ri shkollor dhe është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të aktiviteteve sportive në këtë komunitet. Përmes projektit Shkollat si Qendër Komunitare, Bashkia e Tiranës synon promovimin dhe masivizimin e sportit tek të gjithë grupmoshat.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë