Bashkia e Tiranës rikonstrukton rrugën e Zallit në Selitë, nis linja e re e autobusit (FOTO)

Bashkia e Tiranës rikonstrukton rrugën e Zallit në Selitë, nis linja e re e autobusit (FOTO)

Linja e re e autobusëve në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar tërësisht rrugën e Zallit në zonën e Selitës duke i dhënë fund problemit disavjeçar të mijëra banorëve dhe drejtuesve të automjetit që ishin të detyruar të kalonin në rrugën plot gropa, baltë dhe me ujërat e zeza. 

Investimi i Bashkisë ka konsistuar në ndërhyrjen përgjatë gjithë gjatësisë së saj, ku përveç shtrimit, është realizuar edhe rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha dhe vendosja e plotë e sinjalistikës duke sjellë më shumë siguri për qytetarët. Në këtë mënyrë, është arritur integrimi edhe i kësaj pjese informale të Tiranës me pjesën tjetër të qytetit, sa i përket infrastrukturës rrugore, ndërkohë që mundëson lidhjen e zonës me Unazën e Madhe.

Gjurma e linjës së re të autobusëve në Tiranë

Por krahas rrugës së re, banorët e zonës së Selitës kanë tashmë edhe një linjë të re autobusi. Në këtë zonë ka nisur nga puna edhe edhe linja e re e autobusit, duke nisur nga Stacioni i Trenit deri tek Kodra e Diellit që mbulon gjithë zonën e Selitës, pranë Unazës së Re dhe pastaj i bashkohet linjave të tjera të Tiranës. Tashmë kjo zonë zonë me mijëra banorë që ishte komplet i izoluar nga transporti publik, falë rrugës jo vetëm iu rrit vlera e pronave, por ka fituar edhe linjën e transportit publik.

Rruga me ndriçim pas rikonstruksionit

“Rruga e Zallit”, ndodhet në pjesën lindore të qytetit në Njësinë Administrative Nr 5 dhe në Njësinë Administrative Farkë, ose siç njihet ndryshe zona e Selitës dhe Kodrës së Diellit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij