Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake prej disa javësh kanë nisur një aksion për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe në mënyrë të veçantë bizneset që të mos ndotin ambientin, si dhe te ndalojnë vënien apo ngjitjen e reklamave të tilla në vendet publike.
 
Pjesë e këtij aksioni ka qenë edhe vendosja e gjobave për të gjitha ato subjekte të cilat kanë gjetur këtë mënyrë për të reklamuar biznesin apo produktin e tyre. Vetem ne dy ditet e fundit, AMK ka vendosur 24 gjoba. Gjobat janë vendosur për zënien e shtyllave dhe faqeve të mureve me postera të ndryshme dhe ato variojnë në shuma të konsiderueshme.
 
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të tolerojë askënd që ndot ambientin, duke filluar nga ata që hedhin mbeturina në tokë, bizneset që i lënë plehrat vend e pa vend, e deri tek ata që ngjisin postera nëpër mure.
 
Sepse qytetin e ndotin jo vetëm ata që hedhin plehra në ambiente publike, por edhe ata që vijojnë të mbushin muret apo shtyllat në vendet më të dukshme me postera apo njoftime të çfarëdo lloji për qëllime biznesi.

bashkia vershojne gjobat

bashkia vershojne gjobat

bashkia vershojne gjobat

bashkia vershojne gjobat

bashkia vershojne gjobat



d.b/shqiptarja.com