"Bashkia e Veliajt ka harxhuar 273 milion lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019! Rreth 19 mijë euro çdo muaj shpenzime", janë këto akuzat e bërë nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa kundrejt kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe stafit të bashkisë.
Zhupa ka lëshuar një lum me akuza ndaj Veliajt, ndërsa thotë se në këtë çmim të denoncuar nuk janë llogaritur as faturat nga 900 euro në natë, që sipas saj u paguhet nga oligarkët që marrin tendera në bashki.
Ndër të tjera Zhupa, akuzon Veliajn se në TV del sikur është në Tiranë por në fakt udhëton më shumë se presidenti.
"Ja ku kanë shkuar paratë tona për 2019, tek udhëtimet e Veliajt dhe të tijeve nepër botë. Pa llogaritur ketu faturat nga 900 euro nata që ja u paguajne oligarkët që marrin tenderat ne bashki.
Për udhëtime jashtë shtetit kanë harxhuar: Me shumë para sesa parashikohen për projektet per rinine ne 2020- vetem 150 milion lek. Me shume para sesa parashikohen për projektet per grate ne 2020-vetem 100 milion lek. Me shume para sesa parashikohen per qytetaret me semundje apo paaftesi- vetem 156 milion leke!
Veliaj që del cdo dite ne tv sikur është në Tiranë, biles edhe në muajn e pushimeve verore, udhëton me shumë edhe se institucioni i Presidentit të Republikes që është institucioni që duhet të na perfaqesoj jashtë vendit!
Po a ju kemi parë hajrin ketu udhëtimeve? A kemi marr fonde, financime për Tiranen? A ka donacione apo ekspertize për Tiranen? Asgjë nga keto, ne kemi parë vetem çmime imagjinare nëpër botë dhe që shoqerohen vetem me buzeqeshje video selfie qe ben kryetari i emëruar i bashkise Tiranë ." deklaron Zhupa.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02