Bashkia Vlorës ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale OpenAI, dhe aktualisht lancuese e start-up-it të njohur “Thinking Machines Lab”.
Bashkë me të, me të njëjtin titull, u nderua edhe tenori Josif Gjipali.
Ceremonia u zhvillua në Teatrin “Petro Marko” të qytetit, ku merrnin pjesë drejtues vendorë dhe qytetarë.
Mira Murati nuk ishte vetë prezente, por titullin në emër të saj e tërhoqi e ëma, që shprehu mirënjohjen.
Në fjalën e saj, mes të tjerash ajo tha:
“Faleminderit Vlorës, qytetin ku Mira lindi dhe u rrit. Ju falenderojmë edhe si familje. Pavarësisht se Mira tani jeton dhe punon jashtë, ajo ndjek me shumë vëmendje dhe interes zhvillimet dhe rrugën e Shqipërisë dhe të qytetit të saj, Vlorës. Shpreh në emër të Mirës dhe familjes tonë mirënjohjen më të thellë për Shqipërinë dhe Vlorën për këtë vlerësim dhe ju uroj suksese të gjithëve në punën dhe kontributin tuaj për qytetin”.
Komente









Aq e interesuar eshte sa nuk dergoi as edhe nje videomesazh pershendetes, pa mire qe nuk erdhi fare per cmimin!
PërgjigjuLlogjikën e ke si brekët e komshies
JU FALENDEROJME NEVE JUVE NENA E MIRES...QE BERE KETE VAJZE TE ZGJUAR DHE TE MIRE SIC KA DHE EMRIN....////
PërgjigjuMesazhi i qarte ! Vleresohesh ne momentin qe ik nga Shqipëria ! Aty nis ringritja jote
PërgjigjuO mesazho ti e di seç çfar duhet të bësh, IKKKK. Largohu nga vëndi. Mesazhe M….
Mesazhi i qarte ! Vleresohesh ne momentin qe ik nga Shqipëria ! Aty nis ringritja jote
Përgjigju