Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg

Tregu i gjësë së gjallë në Vlorë është zhvendosur pranë tregut të shumicës në Nartë. Ky vendim është marrë nga Bashkia e Vlorës, por aktualisht në këtë ambient nuk ka prani te tregetareve, pasi kundershtojne zhvendosjen.

Tregtarët dhe fermerët vazhdojnë të shesin në rrugë, në hyrje të qytetit dhe shprehen se nuk shkojnë në Nartë pasi humbasin klientët. Sipas tyre shkaku kryesor është largësia nga zona e banuar.

“Na kanë lajmëruar të ikim në Nartë, por për qytetarët është larg. Kush vjen të blejë kaposhë në Nartë, ka mbetur vetëm mosha e tretë? Edhe këtu keq jemi se është rrugë, por atje s’na vijnë fare klientët. Ne dalim që në oren 2:00 pas mesnate se na vijnë nga Lushnja e Fieri na zënë vendet. Ne duam të punojmë, por të na e bëjnë tregun këtu pranë se nuk shkojmë në Nartë. Gjithë populli ka vite që vjen këtu, nuk na vjnë atje. Atje nuk shkon këmbë njeri, pse të na çojnë atje. Ka vend plot këtu në Vlorë për të bërë treg”, thanë ata.

Pavarësisht pretendimeve të tyre bashkia e Vlorës tha se nuk do të lejojë tregtinë e kafshëve në rrugë, pasi është e rrezikshme dhe bëhën burim për aksidente.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro