Bashkia firmos ndërtimin e dy
godinave 9-katëshe te xhamia e re
Duket se nisja e punimeve për ndërtimin e xhamisë së re ka shpërblyer edhe pronarët që i dhuruan këtij komuniteti 700 metra katrorë tokë. Kjo pasi ka dyshime se bashkia e Tiranës ka miratuar lejen për nisjen e punimeve për ndërtimin e dy godinave shumëkatëshe ngjitur me xhaminë e re të Myslimanëve.
TIRANE - Duket se nisja e punimeve për ndërtimin e xhamisë së re ka shpërblyer edhe pronarët që i dhuruan këtij komuniteti 700 metra katrorë tokë. Kjo pasi ka dyshime se bashkia e Tiranës ka miratuar lejen për nisjen e punimeve për ndërtimin e dy godinave shumëkatëshe ngjitur me xhaminë e re të Myslimanëve.
Bëhet fjalë për ambientin që ndodhet nga ana e Shtëpisë së Ushtrisë, sipërfaqe në të cilën aktualisht ndodhen disa lokale të vogla me lulishte përpara. Sipas një denoncimi që ka mbërritur në redaksi, dyshimet i bazojnë në të thënat e pronarëve të kësaj toke, të cilët u kanë thënë se së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e dy qendrave biznesi pasi kanë marrë lejen nga bashkia e Tiranës.
Po sipas të njëjtit denoncim, ky fakt është pohuar edhe nga ata që po merren me ndërtimin e xhamisë së re, të cilët u kanë thënë se shumë shpejt do të nisin punimet edhe për dy kullat.
Por vetë bashkia e Tiranës e mohon një gjë të tillë dhe sqaron se ata nuk kanë firmosur asnjë leje ndërtimi në këtë zonë, përveç xhamisë. Ndërkohë që sipas procedurës aktuale, për të marrë një leje ndërtimi pranë bashkisë së Tiranës, duhet të aplikosh on-line dhe lejet firmosen nga kreu i bashkisë, pa pasur nevojë të kalojnë në këshill bashkiak.
Por kjo zonë ka një specifikë të veçantë, pasi ka qenë zonë e ndaluar për ndërtime, por në planin e ri urbanistik të Tiranës i është hequr ky kufizim. Megjithatë që të nisin ndërtimet, duhet që më parë të miratohet plani pjesor vendor që zbardh të gjitha detajet, ku do ndërtohet, çfarë do ndërtoheet dhe sa katëshe do të jenë, gjë që deri më tani nuk është bërë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
10%
-
Pak
20%
-
Aspak
70%
Vota total: 10
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trahanik tradicional nga zonja Albana
24 Janar, 10:58
-
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, vrasësit me 'Porsche' të zi
24 Janar, 10:55
-
Afera 'Partizani' Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’/ GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Report Tv sjell PAMJET, shenjat e plumbave në makinën e viktimës Lulzim Visha
24 Janar, 10:49
-
NBA/ Lakers leksion kampionëve të Celtics, Jokic fenomenal te Denver! Fitojnë Bucks e Warriors
24 Janar, 10:38
-
Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)
24 Janar, 10:34
-
Taksistët dalin në protestë përpara Bashkisë së Elbasanit
24 Janar, 10:31
-
Filmi për holokaustin, pas Tel Avivit, premierë në Tiranë. Regjisori izraelit Adir Miller dhe historia e “The ring”
24 Janar, 10:29
-
48-vjeçari ekzekutohet në Kamzë, dyshohet se u nxor në pritë! Vëllai i Lulzim Vishës vrau në prill të 1997 (EMRAT)
24 Janar, 10:17
-
Primaret/ Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Berishës: Të gjithë drejtuesit e partisë në votë, ose të gjithë në lista të hapura! Sot nuk na falet asnjë gabim
24 Janar, 10:17
-
Gati projekti për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, Rama: Në bashkëpunim me Italinë! 250 mln euro financim për bujqësinë
24 Janar, 10:15
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10