Bashkia e Tiranës ka fituar gjyqin për ndërtesën e INSIG-ut duke i hapur rrugë kështu zhvillimit të punimeve të Unazës së Vogël.
Me këtë vendim Bashkia e Tiranës fiton nje tjeter beteje ligjore, e cila i ka hapur përfundimisht rrugën përfundimit të shpejtë të projektit për ndërtimin e Unazës së Vogël. Ajo ka fituar gjyqin me pronarët e nderteses qe njihet ndryshe si INSIG-u, i cili ishte bërë pengesë për vijimin e punimeve dhe përfundimin ne kohe te Unazës së Vogël, projekt i cili lehtëson shumë qarkullimin e makinave në qendër.
Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të rregullt shpronësimin për interes publik që Bashkia i ka bërë kësaj godine në kuadër të projektit të Unazës së Vogël, duke rrëzuar kështu pretendimet e pronarëve të godinës. Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, godina e INSIG-ut u vlerësoa me një vlerë prej 2 milionë euro, ndërkohë që pronarët pretendonin një shumë që shkonte deri në 6 herë më shumë.
Vendimi i sotëm i Gjykatës Administrative i hap rrugë përfundimit të shpejte te punimeve për ndërtimin edhe të segmentit nga pallati i ish-INSIG-ut deri te Bulevardi Zogu i Parë. Nderkaq, 3 segmentet e tjera te Unazes se Vogel kane perfunduar me kohe nga Bashkia e Tiranes dhe jane ne funksionim te nje qarkullimi me te lirshem te automjeteve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO