Kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu priti sot Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili ndodhet për nje vizitë zyrtare në Shqipëri. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushën ekonomike, tregtare dhe investimeve bullgare në Tiranë.
Presidenti Radev tha se vizita në vendin tonë është një provë e mbështetjes së fortë të Bullgarisë përsa i përket integrimit evropian të Shqipërisë.
“Jam këtu për të treguar se Bullgaria ju mbështet në përpjekjet tuaja për të transformuar vendin, e që në të ardhmen të jeni një anëtar besnik i BE. Ne besojmë te arritjet e shoqërisë suaj për transformim, në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; të gjitha këto arritje janë një provë e sigurt se Shqipëria shumë shpejt do të fillojë procesin e negociatave”, tha ai.
Teksa i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” në shenjë të miqësisë mes dy popujve, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu tha se ky vlerësim nga ana e presidentit bullgar për reformat e ndërmarra dhe për transformimin e qytetit të Tiranës është një inkurajim shumë i rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Kur fqinjët vijnë dhe të urojnë për punët e mira të bëra në shtëpi, është një inkurajim shumë i madh”, tha ai.
Në Tiranë operojnë mjaft biznese bullgare, ndërkohë që gjithnjë e më shumë po rritet numri i turistëve që vizitojnë qytetin.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
81.7%
-
Jo
11.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2569
Lajme të tjera
-
Veliaj pret Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, i dhuron Çelësin e Qytetit: Ejani në Tiranë, si në shtëpinë tuaj
2 Qershor, 13:09
-
Baçi: SPAK të nisë hetimet në të gjitha bashkitë e vendit! Gogu: Në 15 maj, kryebashkiakët e PS vijojnë punën, humbësit gjejnë pretekste
10 Prill, 18:02
-
Zgjedhjet vendore/ Baçi: Situatë e turpshme, në të gjitha bashkitë po hidhet asfalt elektoral! Gogu: Shkollat dhe çerdhet nuk u bënë për një muaj
10 Prill, 17:38
-
Financimi nga oligarkët rus, PS: Të nisë urgjent hetimi për Kryemadhin! Është cenuar siguria kombëtare! Jep llogari për lëvizjet e tua jashtë shtetit
2 Prill, 12:07
-
5 herë zgjedhje ‘shterpë’, Bullgaria mbetet në ‘vend numëro’, rizgjidhet Bojko Borisov! Pjesëmarrje e ulët në votime
2 Prill, 11:10
-
Lorenc Vangjeli: Turku Hajredin tronditi Tiranën
21 Mars, 13:57
-
Vlora e SHISH dhe Hajredin Pasha, kauzat e një opozite Tik-Toku
20 Mars, 19:54
-
Ilir Meta tenton të korrigjojë deputetin e PS-së për Hajredin Pashën, por e bën më lëmsh
19 Mars, 20:16
-
Sofja refuzon kërkesën e Shkupit për kërkim-falje për deportimin e hebrenjve
13 Mars, 20:14
-
Noka i frynte me bilbil në vesh, Gogu: Berisha, presion deputetëve të tij të dalin nga vetja! Hoxha: Debati në Kuvend mungon prej kohësh
14 Shkurt, 18:26
-
Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi
1 Shkurt, 18:21
-
Arrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Toni Gogu: Po hetohet se ka shkelur ligjin në SHBA, PS s’ka pse trembet
26 Janar, 18:08