Bashkia Memaliaj çel programin e bonusit të strehimit, përfitojnë 6 familje

Kërkesat e larta të familjeve të regjistruara si të pa streha dhe që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar pagesat e qirasë mujore, ka bërë që bashkia e Memaliaj të aplikoje për herë të parë  programin bonusit të strehimit. Deri më tani nga aplikimet kanë përfituar vetëm 6 familje.

“Bashkia e Memaliaj është hera e parë që aplikon bonos të qirasë. Përfituan vetëm 6 prej tyre. Jemi duke mbledhur kërkesat për të përfituar sërish bonos qiraje. Jemi duke mbledhur dhe kontakte me fondacione të ndryshme për ti ndihmuar me ushqime apo veshmbathjeje”, tha Shefja e Zyrës së Trajtimit Ekonomik në Bashkinë e Memaliaj, Laura Hoxha.

Bashkia e Memaliajt ka numrin më të madh të popullsisë në rang qarku pas Bashkisë së Gjirokastrës, e veç kësaj dhe numrin më të madh të trajtuarve me asistencë ekonomike apo dhe të të pastrehëve. Aktualisht në këtë qytet janë 300 familje që përfitojnë ndihmë ekonomike.

“Bashkia e Memaliaj është hera e parë që apikon bonos të qirasë. Përfituan vetëm 6 prej tyre. Jemi duke mbledhur kërkesat për të përfituar sërish bonos qiraje. Jemi duke mbledhur dhe kontakte me fondacione të ndryshme për ti ndihmuar me ushqime apo veshmbatheje. Bashkia Memaliaj ka përfituar nga fondi social dhe kemi hapur një qendër multifunksionale.

I ndihmojmë përfituesit me shërbime ditore. Për gratë e dhunuara, fëmijët jetim. Bashkia Memaliaj ka përfituar edhe restaurimin e fasadave të pallateve, çative të familjeve në nevojë. Si shkak i një zjarri të rënë, ne nga fondi jonë kemi sistemuar shtëpitë. Po punojnë me restaurimin e fasadës së tre pallateve. Janë 300 familje që përfitojnë ndihmë ekonomike. 32 familje që përfitojnë nga fondi i kushtëzuar 6%. 41 familje që përfitojnë nga fondet e bashkisë. Më shumë ka në zonën urbane. Kemi pasur një rritje të numrit të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Kemi programet e nxitjes së punësimit”, tha Hoxha.

Memaliaj ashtu sikurse të gjitha bashkitë e tjera në qark, vuan problemin e migrimit. Vetëm në 10 vitet e fundit nga kjo bashki janë larguar gati 30% e banorëve të saj.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?