Bashkia: Monitorimi deri më 31 dhjeto

Bashkia: Monitorimi deri më 31 dhjeto
TIRANË - Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim - Taksave dhe Policia Bashkiake, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Tatim - Taksave kanë shtuar praninë e inspektorëve të tyre nëpër tregjet e kryeqytetit. Nënkryetari Panariti shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për të mbrojtur interesat e konsumatorëve të kryeqytetit.
“Pa dyshim për të gjithë ata që do të abuzojnë, që do të spekulojnë, do të kemi edhe mekanizmat e ndërshkimit, që na njeh ligji për pushtetin vendor. Ne i kemi aplikuar me forcë, për sa kohë që ata tregtarë dhe shitës, pavarësisht nga thirrjet tona sistematike, përsëri vazhdojnë të spekulojnë dhe abuzojnë me çmimet”, tha Panariti.
Ai shprehu vendosmërinë e Bashkisë, për të vijuar me monitorimin e tregjeve, deri në ditën e fundit të këtij muaji.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore