TIRANE- Në një kohë kur vendi rrezikon që në shtator të mbetet pa energji elektrike, alarm i cili është dhënë nga Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë, Bashkia e kryeqytetit shpërdoron energjinë.
Përgjatë gjithë rrugës së stadiumit “Qemal Stafa” dritat ndricuese të rrugës qëndrojnë të ndezura në mes të ditës.

(Foto: Pamje të dritave të ndezura në rrugën përgjatë stadiumit "Qemal Stafa" gjatë ditës së sotme)
KESH, vetëm pak ditë më parë paralajmëroi se nëse CEZ Shpërndarje nuk nis importin e energjisë që i takon për të mbuluar humbjet, rezervat do të ulen ndjeshëm dhe vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik këtë shtator.
Ky nuk është rasti i parë që energjia elektrike shpenzohet pa kriter nga bashkia e Tiranës, pasi edhe më herët qytetarët kanë denoncuar faktin që ndricimi i qytetit është bërë edhe atëherë kur nuk ka qenë i nevojshëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Situata energjetike, Bello: E njëjtë me krizën e '96-'97