Bashkia përzë SHISH-in
dhe Shkollën e Bashkua

Bashkia përzë SHISH-in <br />dhe Shkollën e Bashkua
Kryebashkiaku Basha u ka kërkuar ekspertëve që po merren me hartimin e planit urbanistik, të kenë parasysh idenë e një Tiranë policentrike. Që do të thotë se Tirana do të ketë edhe 5 qendra të tjera. Njëra prej tyre do të jetë te Qendra Universitare Spitalore "Nënë Tereza", ndaj ekspertët kërkojnë spostimin e SHISH dhe të shkollës së bashkuar, për të marrë ambientet e tyre.

Takimi me ekspertët që po merren me hartimin e planit të ri urbanistik të Tiranës është zhvilluar dy ditë më parë. Kryebashkiaku Basha ka dëgjuar me vëmendje propozimet e ekspertëve, dhe ka deklaruar se Tirana nuk fillon dhe përfundon vetëm me qendrën e saj.

Duke ecur në këtë linjë, e cila sipas ekspertëve është propozuar edhe gjatë fushatës zgjedhura, synohet të ngrihen edhe 5 qendra të tjera të Tiranës. Konceptin e policentrizmit e ka shpjeguar në fakt vetë këshilltari i kryeministrit për çështjet e urbanistikës, Flamur Kuçi. "Vetë qyteti në këto kufij që është sot, apo në ato kufij që ne po projektojmë, ndien të nevojshme krijimin e atyre qendrave që janë tipike për një qendër, shërbime administrative, institucionale administrative, shërbime komerciale, shërbime të biznesit, rekreacionale, shërbime pse jo edhe të gjelbërimit, shërbime social-kulturore. Shërbime që nuk po I përballon dot qendra ekzistuese e Tiranës".

Më tej ai ka folur edhe për zonat se ku do të mund të ndërtohen këto qendra të reja të Tiranës. Ajo që të bie në sy është se për të krijuar një qendër të tillë shërbimesh që në planin urbanistik synohet të jetë te QSUT, për shkak se mbledh një fluks të madh njerëzish, ekspertët kërkojnë që të spostojnë Shërbimin Informativ Shqiptar (SHISH) dhe ish-shkollën e bashkuar, pasi ambienti i QSUT është i vogël. "Pjesa e spitalit "Nënë Tereza" që në sugjerimin tonë do të duhej edhe pak terren, pra nëse arrijmë të spostojmë shkollën e Bashkuar si dhe SHIK, fitojmë një terren shumë të mirë për të ofruar shtesë dhe për të krijuar një pol të ri zhvillimi që mbledh një pjesë të mirë të zonës lindore të qytetit", - ka thënë Flamur Kuçi. Ndërsa sa u përket qendrave të reja të Tiranës ata propozuar që të jenë njëra te fusha e Aviacionit, që do të mund të mbulojë pjesën perëndimore me shërbime të tipit qendër dhe Kombinati mund të shërbejë, nëse fusim shërbimet e duhura një lloj poli. Në pjesën jugperëndimore, është pjesa poshtë digës së Liqenit që ofron potenciale të mira për shërbime të qendrës rekreacionale, pjesa jugindore, prezenca e qytetit "Studenti" dhe një pellgu të mirë aty krijon mundësi për krijimin e një poli të tillë si dhe Kamza është në vetvete një lloj poli zhvillimi si edhe një lloj qendërzimi ku do të jetë e nevojshme edhe zona ekonomike, në pjesën e Laknasit.

Koncepti i Tiranës policentrite është mirëpritur edhe nga kryebashkiaku Lulzim Basha. "Ky është momenti për t'iu rikthyer një koncepti, aspak të ri, shumë të përfolur, por jo të aktualizuar, atij të Tiranës policentrike. Merita e këtij koncepti është hapja e mundësive, e hapësirave dhe zvogëlimi presionit të tmerrshëm në qendër të Tiranës, me gjithë pasojat që kjo ka pasur dhe do vazhdojë të ketë në qoftë se nuk do të hedhim me vendosmëri hapat e duhur drejt Tiranës policentrike", - ka deklaruar Basha gjatë këtij takimi me ekspertët.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë