Rama krah Dakos në Durrës: Gjushi ju rrahu dhe kur ishit në qeveri...Niçja ishte me ju!

Pa dhënë një emër të kandidatit zyrtar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Durrësit, vlerësoi punën e kryebashkiakut aktual Vangjush Dako, ndërsa nuk ndali as sulmet për opozitën dhe akuzave prej tyre për shit-blerje të votave. Pas një fjale të gjatë në takimin me qytetarët e Durrësit në kudër të turit "Bashkia që Duam", kryeministri Edi Rama i doli në krah Dakos për punën e bërë për qytetin e Durrësit.

Akuzave të opozitës se Dako ka bashkëpunuar me kriminelë për të vjedhur vota, Rama ju përgjigj duke kujtuar fitoret që Vangjush Dako ka marrë edhe kur në qeveri ka qenë Partia Demokratike.

Niçja - tha Rama - ishte i juaji, Niçja dhe shumë të tjerë - theksoi ai - duke ju referuar të burgosurve që sipas tij, PD-ja i nxirrte nga burgu para zgjedhjeve për të terrorizuar qytetarët, aq sa partitë nuk çonin dot as komisionerët në qendrat e votimit. Përmendi qytetin e Shijakut si zonë të nxehtë kur pushtetin e kishin të djathtët.

Emri i Dakos u përmend në përgjimet e Prokurorisë, në investigimin e Zërit të Amerikës që thoshte se Dako e falënderonte një prej të arrestuarve të grupit të drogës “Avdylajt” e Shijakut, “Nicen” për mbledhjen e votave.

Vetë Vangjush Dako shprehu dëshirën për të punuar akoma më shumë për Durrësin, por emri i tij nuk pritet të jetë më kandidat për kryebashkiak pasi Partia Socialiste ka vendosur të mos rikandidojë kryebashkiakët që kanë 3 mandate njëri pas tjetrit. Nga takimet e mëparshme të turit "Bashkia që Duam", kreu i qeverisë ka preznatuar edhe kandidatët, por Rama la ende mister emrin e personit që do të vihet në garën elektorale të 30 qershorit 2019 për Bashkinë e Durrësit.

Gjatë fjalë së tij, shefi i mazhorancës tha se votën e ka marrë për të qeverisur dhe jo për të çuar në pushtet Lulzim Bashën. Nuk la pas ironitë për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi të cilën e quajti fallxhore që ka shtyrë Lulzim Bashën drejt djegies së mandateve. Ndërsa tha se qëllimi i vërtetë i opozitës përmes këtij akti ekstrem, është që të marrë gjithë qeverinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
Batuta e Ramës në takimin në Durrës: Kam hall mos bien protestuesit nga pemët dhe do akuzojnë Lali Erin

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Durrës sot ku zhvilloi takimin “Bashkia që duam”. Në fjalën e tij ai nuk la pa komentuar edhe protestën e opozitës, si dhe aktet që sipas tij dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në botë. Veç gurëve e bojës që është hedhur ndaj institucioneve, një nga veprimet që Rama ka përmendur në fjalën e tij ishte edhe hipja e protestuesve nëpër shtylla dhe pemë. Me humor ai tha se ka frikë se mos protestuesit bien nga pemët pasi për këtë do të akuzonin më pas kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“I keni parë hipin nëpër shtylla e nëpër pemë, se çfarë kërkojnë nuk e di. Hipnin mbi pisha dhe e tundnin dhe ca nga poshtë i thoshin jepi më shumë. Se ku do shkonin më shumë nuk e di, por thosha me vete do thyhet e do na bjerë nga pema dhe do thonë që ka mbjellë Lali Eri pemë të thyera”, tha Rama.

 

Ora 18:46
10 milionë euro për rrjetin elektrik në Gjirin e Lalzit

Një investim prej 10 milionë euro do të garantojë furnizimin pa ndërprerje me energji të gjithë zonës së Gjirit të Lalzit, ndërkohë që nga viti 1967 nuk ishte bërë asnjë investim në rrjetin elektrik të shpërndarjes. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në një takim me banorë të Durrësit, në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

“Para se të vinim këtu ishim në përfundimin e një investimi shumë të rëndësishëm për të gjithë zonën turistike në Gjirin e Lalzit, ku vetëm këtë vit, këtë sezon, shtretërit për turistët rriten me herë, krahasuar me 5 vite më parë”, – tha Rama.

Ai nënvizoi se investimi prej 10 milionë euro do të garantojë që gjithë ajo zonë të mos ketë më probleme me energjinë.

“Vetëm para pak ditësh u firmos një kontratë për dy hotele me 5 yje në këtë zonë”, tha Rama.

Ora 18:22
Rama: Lulit i dhamë 15 biberonë, Flamur Noka do pemë që të hipë por BE nuk është pyll

Kryeminstri Edi Rama ironizoi nga Durrësi liderin demokrat Lulzim Basha dhe ish-deputetin Flamur Nokëa, duke thënë se Luli do biberon që të rritet ndërsa Flamuri do pemë që të hipë.

"Do vijnë të thonë ndërkombëtarët, meqë po qan Luli ku e ke biberonin, të sajojë një biberon të qetësojë Lulin. I dhamë 15 biberona para dy vjetësh. Nuk rritet me metoda mirëkuptimi, le të rrijë në rrugë të forcohet dhe të bëhet gati për zgjedhjet e vitit 2021. Ne nuk shkojmë në zgjedhje që të fitojmë me ata. 

Nuk e di sa do i pengojnë hapjen e negociatave. BE nuk është pyll për Flamur Nokën. Flamuri do pemë që të hipë. Në BE në pemë hipin të tjerë dy këmbësha, jo deputetët", u shpreh Rama.

 

Ora 18:02
Dosja 339/ Rama: Na e bëtë Niçen si të ishte Aleksandër Moisiu

Në krah të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama foli në lidhje me akuzat që vijnë nga opozita, se kryebashkiaku ka bashkëpunuar me krimin për blerjen e votave. Ka kujtuar kohën e vështirë kur PD-ja ka qenë në pushtet dhe atmosferën e vështirë se si mbaheshin zgjedhjet në zona të konsideruara të 'nxehta' të lëna në dorë të të 'fortëve' që vështirë të mundje të çojë edhe komisionerët. Një hetim i nisur në atë që duhet dosja 339, është hapur ndërsa ka përgjime prokurorie të kryebashkikut Vangjush Dako me një person me pseudonimin "Niçja" që PD pretendon se është anëtar i një bande kriminale në Shijak.

"Këta të burgosurit i nxirrnin me leje, tani thonë foli Gjushi në telefon me Niçen. Na u bë Niçja si të ishte Aleksandër Moisiu, zëri i Niçes u bë si me qenë zëri i Luçiano Pavarorit. Këta i nxirrnin të burgosurit me leje dhe i merrte në krahë deputeti dhe vinte terrorizonte gjithë dynjanë. Flasin këta për krime, kriminelë? Ne nuk çonim dot komisionerë në Shijak, nuk shkonin dot njerëzit në komision, u detyrua partia ti conte pa njohur e mos ti shikonin nesër. I harruat zgjedhjet në Shijak që kërciti druri. Ata thonë jo se na vidhni votat. Po kur ishit ju në qeveri sa herë iu ka rrah Dako. Me kë e bëri këtë punë, me Niçen?! Niçja dhe shumë të tjerë, yhyyyy ishte me ju, Niçja dhe të gjithë bashkë. Nuk është detyra jonë të rrisim opozitën. Shqipërisë nuk kanë çfarë i bëjnë. Maksimumi mund ta nxijnë. Kadrinjtë rrëmujë duan gjithandej. Por qeverisë nuk kanë çfarë i bëjnë.", tha Rama.

Ora 17:55
Rama: Dolën nga parlamenti me vezë dhe shiringa dhe shkojnë lëkunden nëpër pemë

Kryeministri Edi Rama foli nga Durrësi për sulmet e opozitës në Kuvend me vezë dhe shiringa të përshkallëzua më pas jashtë Kuvendit në kapsolla dhe lëkundje në pemë.

"Ikën gjashtë muaj bojkot dhe u kthyen me vezë në xhep, a ishin në kotec apo në luftë?! Shoh Lulin unë me pallto në parlament, aty ngrohtë. Shoh një pulë nga Elbasani që i shkon i merr vezë Lulit se kryetari i fut vezët se nuk kontrollohet. Del ai tjetri me shiringë ai, opozitë. Kush i voton këta aman. I votojnë për inerci se nuk më duan mua se më shohin se të gjatë.

Hedhin dhe kapsolla, hypin dhe nëpër pemë. Do na bjeri ndonjëri nga pema, do e thyej dhe do thonë ka mbjellë Erion Veliaj pemë të thyera. Është problemi i atyre që i votojnë Nuk e di pse i votojnë.", u shpreh Rama.

 

Ora 17:43
Rama: Luli i dogji mandatet të marrë qeverinë...Fallxhorja (Kryemadhi) lexoi filxhanin dhe nxori me këmbët e veta Saliun nga Parlamenti

Nga qyteti i Durrësit kryeministri Edi Rama tha se arsyeja e vërtetë pse opozita dogji mandatet, është që të marrë qeverinë. Për këtë, Rama kujtoi marrëveshjen e majit 2017 me liderin demokrat Basha, i cili mori gjysmën e qeverisë. Me nota të forta humori dhe ironie, Rama la të kuptohet se pas vendimit për djegien e mandateve fshihet kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të cilën e quan fallxhore. Rama tha se do të vazhdojë të qeverisë përsakohë njerëzit që nuk e kanë votuar jo për të sjellë në pushtet Lulzim Bashën.

"Këta mësuan një lojë të re po ikim nga parlamenti po themi s'duam zgjedhje, po rrimë në rrugë derisa t'i mërzisim të gjithë derisa të kapim një gjë. Po keni parë që e kapën një gjë në 29017-ës? Se morën gjysmën e qeverisë. E mbani mend kur tha miku im (Lulzim Basha): E rrëzuam gjysmën e qeverisë, tani o burra të rrëzojmë dhe gjysmën tjetër të hyjmë në zgjedhje. Kishte gjysmën e qeverisë, kishte ministrinë e Brendshme zotria, të Arsimit dhe Shëndetësisë, të Financave. Dua ALUIZNI-n, po merreni. Dua burgjet, po merrini.

Sa i thamë hajde të bëjmë reformën zgjedhore, na ikën, ja Luli. Por nuk është se nuk do, por mendon se sa më larg të iki, aq më shumë do të fitojë, mirëpo bëri gabim të madh, se tha: Herën e kaluar pa djeg mandatet mora gjysmën e qeverisë, po sikur t'i djeg të gjitha, mund të mi japin të gjitha, dhe mund të mi japin pa zgjedhje, se me zgjedhje e di që s'merr. Dhe me atë fallxhoren në kra, i ka thënë fallxhorja kam parë filxhan mbrëmë. Harroje, ti do digjesh i tëri, Saliu nga mbrapa: Benzinë-benzinë, shkrumb mandatet të gjitha. Mos u mërzisni thotë fallxhorja se isha dje tek njona, pupupu ç'i bën filanxhit ajo, pash një L të madhe dhe një E që shkonte poshtë. Puna është që nuk kemi çfarë t'i bëjmë këtë radhe, dhe duhet të vazhdojmë përpara, të bëjmë punën tonë, nuk na kanë dhënë detyrën të sjellim Lulin në pushtet. Nuk besoj se ndonjë nga ju këtu mendon që të vrasim mendjen se si do vijë Luli në pushtet. Madje ka shumë nga ju që thonë shyqyr që iku Saliu nga parlamenti, më bukur s'ka, iku vet me këmbët e veta. Ishin brenda në parlament tani vinë rrinë tek dera, del jashtë, tani lufton për të hyrë, të nxori njeri jashtë, jo", tha Rama. 

Referuar akuzave nga opozita se qeveria ka ardhur në pushtet me vota të blera, Rama u drejtua sërish me ironi dhe sarkazëm duke përmendur kryetaren e LSI-së.

"Monika i thotë Zotit: Leji punët e tjera hajde shpëto shqiptarët nga ata që blejnë vota. Kjo e shkreta që ngelën duke ja blerë, kjo mazalla se ka blerë një votë. Kjo të blejë një votë? Joo, mo, kjo blen çizme. Fillon bërtet: Zoti do ta ndëshkojë Ramën! Se ku komunikon kjo me zotin unë nuk e di, duhet të kenë karta që s'janë numër fiks, që e merr e hedh. Të paktën na bëjnë për të qeshur. Më në fund na bëjnë për të qeshur. Në parlament sikur shkojë në mundje, nga do më dalin ku do më sulmojnë me çfarë do më gjuajnë", u shpreh kreu i qeverise.

Ai komentoi edhe valën e protestave që opozita jo parlamentare po mban kundër qeverisë, duke u ndalur edhe tek incidenti i fundit, kur disa militantë qëlluan me bojë fasadën e ministrisë së Brendshme.

"Bjer turistë nga Vora, Shkodra, Kavaja, vjen puna në fund gjithë ajo ekstazë del një bojë e zezë aty në fund edhe ikin. I thash sot" Gjeni ca kova me bojëra të bukura, hidhet gjithë ajo bojë e zezë?", përfundoi Rama.

Ora 17:42
Rama vlerëson punën e Dakos në Bashkinë e Durrësit: Ku merr vesh opozita nga e bukura

Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e bërë nga kryebashkiaku Vangjush Dako në qytetin e Durrësit, ndërsa nuk la pa kritikuar edhe opozitën.

"E mbajtën bllokuar Velierën pa asnjë arsye. Një vepër që do të hyjë në revistat më të njohura të arkitekturës dhe që do të jetë një nga pikat që do të mblidhen banorët dhe të rinjtë.

Ajo që tha Gjushi është e vërtetë, për pllakat e dritat e shtyllat, palmat, rrepet, janë diskutime që tregojnë që flitet për gjëra të tjera. Kush diskutonte këtu për pllaka, rrepa, palma..se edhe pse ne kishim bashkinë qeverinë e kishin këta që nuk e dinë se çfarë domethënë të ndërtosh një qytet dhe të jetosh në një qytet. Këta kanë tmerr nga e bukura, i vret e bukura, kur shohin ndërtime pa leje, thonë ja mrekullia e tetë e botës, vetëm në Shqipëri u ndërtua një qytet i tërë pa leje, siç ishte Bathorja, që sot ka hyrë në rrugën e legalizimit falë nesh. Ku çahej rruga për të shkuar në Kënetë?", tha Rama gjatë takimit "Bashkia që duam" në Durrës.

Ora 17:32
Rama ironizon miltantët e PD: Turistë politikë, vijnë në Tiranë kur ka parlament

Pak para nisjes së takimi të kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Durrës, një grup i vogël protestuesish ishin mbledhur në hyrje të qytetit ku bënin thirrje kundër vizitës së tij. Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij se ishte i përgatitur për këtë skenar të atyre që ai i quajti punonjës të bashkive të djathta të cilët bëjnë turizëm politikë sipas datave të agjencisë turistike të protestave.

"Po më thoshte Gjushi dje që nesër do kemi vizitorë nga Kamza, Vora, Kavaja, Shkodra, Vau i Dejës, punonjës të bashkive përkatëse, që zhvillojnë turizëm politikë, spostohen sipas datave të agjencisë turistike të protestave në Tiranë, vijnë kur ka parlament, një herë në muaj në bulevard, dhe në qytete të ndryshme. Mua më vjen mirë që do vinë në Durrës, se do mund të shohin jo vetëm të dëgjojnë. Kam bindjen që ata nuk i dëgjojnë ato për të cilat mblidhen se është i njëjti disk që rrotullohet, por do kenë rastin t ëshohin durrësin sic nuk e kanë parë", deklaroi Rama.

 

Ora 17:29
Gazetarët italianë e pyesin cfarë ofron Shqipëria, Rama jep përgjigjen epike për protestën e PD-së

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Durrësit në kuadër të turit "Bashkia që Duam" foli për një takim që kishte pasur sot me disa gazetarë italianë me interes për zhvillimet politike në Shqipëri. E kanë pyetur se çfarë ofron Shqipëria. Kryeministri Rama ka dhënë një përgjigje ironike për protestën e PD-së.

"Më thanë gazetarët italianë çfarë ofron Shqipëria? I thash ofrojmë edhe protesta, kujt i qëllojnë pushime me të enjte në mes mund të vinë tek parlamenti dhe të shohin si zhvillohet një proteste, kujt i qëllon një datë tjerët muaji shohin bulevardin me protestë. Por zhvillohen si një furtunë në gotë dhe jo siç i keni parë ju në fotografitë e artikujve që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu, janë protestues profesionist, punonjës bashkish që nuk i shërbejnë qytetarëve në rast se agjencia turistike i nis për protestë", tha Rama.  

 

Ora 17:15
Vangjush Dako: Më kanë penguar në punën time, por është faji i opozitës që nuk ka lidership!

Takimin në Durrës në kudër të zgjedhjeve lokale, pagëzuar "Bashkia që DUam" e ka çelur me një fjalë kryebashkiaku aktual i qytetit bregdetar, Vangjush Dako, në krye të kësaj bashkie prej tre mandatesh. Kryebashkiaku Dako ka bërë një bilanc të transformimit të Durrësit, duke përmendur investimet në kopshte dhe çerdhe dhe furnizimin me ujë të qytetit. Me reformën territoriale - tha Dako - janë bërë investime në çdo zonë të Durrësit.

"Falenderoj kryeministrin Edi Rama qëe ka mbështetur Durrësin për 12 vite rresht, jo vetëm këto vite, por edhe në opozitë e kemi transformuar Durrësin. Sot durrsakët nuk ndihen të zhgënjyer. Jam krenar që çdo kopsht dhe çerdhe është o i ri o i rikonstruktuar. Në muajin qershor do të përfundojë furnizimi me ujë të pijshëm i gjithë qytetit të durrësit. Kemi bërë shumë në këtë mandat, i kemi bërë këto me taksat tuaja që i kemi përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk i kemi bërë të gjitha, duam të bëjmë akoma më shumë, por hap pas hapi do të vazhdojmë për ta transformuar tërësisht Durrësin", tha Dako.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku nuk la pa përmendur edhe opozitën dhe sulmet që i janë bërë. Por tha se banorët e kanë dhënë përgjigjen e tyre me votë prej vitit 2007.

"Na kanë penguar në punën tonë, na kanë hedhur baltë, aq më tepër për tek sheshi Veliera, dhe kur bën ndërhyrje kaq të mëdha do ketë edhe njerëz që kundërshtojnë. Jam i lumtur që qytetarët e Durrësit sot janë bërë arkitekt se flasin për ngjyrën e pllakës, ca të tjerë agronomë, ca për artin, dhe mua më pëlqen ky lloj debati, por nuk jam dakord me ata që na pengojnë me koshiencë vetëm për të nxirë çdo gjë të bukur që ne kemi realizuar. Ne i themi atyre që faji është i atyre, por mos të vazhdojnë në atë rrugë. Se po e nxjerrin nga harta turistike këtë qytet. Është faji i tyre që nuk kanë ldership, vizion, që qytetarët i kanë tradhtuar nga vitit 2007 e deri më sot, ku çdo 4 vjet i japin nga një leksion për tradhtinë që u kanë bërë banorëve", u shpreh Vangjush Dako.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtësia po vjen: 30/03/2019 07:15

    Rama dhe luli,,,fiks si tomi dhe xherri bër,por këtu kemi të bëjm me nji miush komlet budalla

    Përgjigju
  • Luçi Nishtulles tekila vava: 30/03/2019 04:53

    Ca ja fut kot ky komentusi ktu poshte. Gallata sa te dush u knoqem me te forta. Shum bukur ka fol ka lezet. Por ajo qe na prishi pamjen e takimit ishte Leo Kadrimja me mjekren me qime p... te rradha e pare. Mungonte vetem qorri me vin krymin si p..lla tirone qe jan. Me gjith dashnore kuptohet.

    Përgjigju
  • Hahahah: 29/03/2019 17:39

    Beton beton beton....le shkaterruar hapësirat që qytetarët e Durrësit identifikonin vendin e tyre.....Veëiera prishi mozaikë e Durrësit afër torres...u zhduk shatërvani, simbol i durrësit....Durrsakët nuk të dua xhaxhi por skemi cbejme se PD sjell kandidat të lodhur...më të këqinj se ty. Dhe sinqerisht duhet të lodhesh shumë të gjesh dikë më keq se ty...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja