Bashkia Sarandë: Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve qëllimi kryesor, nis procesi i dezinsektimit

Bashkia Sarandë: Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve qëllimi kryesor, nis procesi i dezinsektimit

SARANDË:  Ditën e sotme ka nisur procesi i dezinsektimit të qytetit të Sarandës. Kryeatri i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma  ka informuar se do të dezinsektohet  një pjesë të madhe të hapesirave të gjelbërta të qytetit dhe  pusetat e ujërave të zeza me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe pushuesve.Saranda është një nga destinacionet më të pëlqyera turistike gjatë sezonit të verës. "Të  krijojmë mundesinë për pushime sa më relaksuese për vizitorët e qytetit ,të cilët ndihen të bezdisur nga infeksionet, insektet, plehrat dhe papastërtitë",tha kryetari i Bashkisë Sarandë.

 Postimi i  kryetarit të Bashkisë Sarandë:

“Nisëm sot në orët e para të mëngjesit proçesin e dezinsektimit në një pjesë të madhe të hapesirave të gjelbërta të Sarandës si dhe në pusetat e ujërave të zeza me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe pushuesve

Sot vendosim etalonin e nje bashkie që punon 24/7, ku me një përpjekje konkrete dhe invest modest mund të përmirësohet ndjeshëm jeta e qytetarëve të Bashkise së Sarandës, dhe njëkohësisht të krijojmë mundesinë për pushime sa më relaksuese për vizitorët e qytetit ,të cilët ndihen të bezdisur nga infeksionet, insektet, plehrat dhe papastërtitë.

Turizmi është dhe do jetë aseti ynë kryesor, ndaj dhe ne do të vemë gjithçka në funksion të tij, duke filluar nga bashkia më vizionin dhe përkushtimin e saj, deri tek çdo qytetar qoftë sipërmarrës apo banor i thjeshtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm