DURRËS- Në kuadër të 8 Marsit bashkia e Shijakut sot organizoi një event, konferencë me praninë e deputetes Milva Ekonomi dhe grave të profesioneve të ndryshme.
Ky ishte një takim miqësor dhe frymëzues, ku secila prej tyre foli për sfidat, përpjekjet dhe sukseset e arritura.
Në moton: "UNË JAM GRUA! Unë flas, dëgjohem, vendos, udhëheq!", gratë u bënë bashkë për të përcjellë së bashku vlerat dhe rëndësinë e mbështetjes së njëra-tjetrës.
Në këtë takim u theksua forca e grave, mundësitë që zëri i tyre të dëgjohet dhe nismat konkrete që bashkia Shijak ka ndërmarrë për fuqizimin e grave, sidomos për gratë e dhunuara.
Projekti për gratë e dhunuara do të realizohet me qëllim që të strehojë këto gra që kanë nevojë për ndihmë.