TIRANE- Bashkia e Tiranës, në kuadër të vizitës së Papa Françeskut, ka njoftuar me anë të një deklarate për shtyp se ditën e diel do të vihen në dispozicion 5 autobusë. Këta të fundit do të mundësojnë transportin falas të personave në pamundësi ekonomike apo të sëmurëve, drejt sheshit Nënë Tereza.
“Pavarësisht dëshirës për t’i uruar mirëseardhjen në Tiranë Papa Françeskut, jo të gjithë e kanë këtë mundësi, për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion 5 autobusë. Autobusët do të mundësojnë transportin falas të personave në pamundësi ekonomike apo të sëmurëve, drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku do të mbahet mesha e shenjtë, të dielën e 21 shtatorit.”- shkruhet në deklaratën për shtyp të Bashkisë Tiranë.
Vënien në dispozicion të këtyre 5 autobusëve e cilëson si një kontribut të nevojshëm dhe gjithashtu, gjatë deklaratës për shtyp, zotohet se do të jetë “jetë e angazhuar të kryejë rolin e saj në mbarëvajtjen e kësaj vizite dhe në mundësimin e përcjelljes së meshës së shenjtë nga sa më shumë qytetarë”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com