Bashkia Tiranë: Rama nuk mund të
mbulojë dështimin me sulme politike

Bashkia Tiranë: Rama nuk mund të<br />mbulojë dështimin me sulme politike
TIRANË - Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj protestës së të rinjve të Partisë Socialiste që kërkuan mbajtjen e premtimeve nga ana Lulzim Bashës për hapësirat publike. Bashkia e Tiranës ka akuzuar Ramën se i është rikthyer sulmeve politike, me anë të të cilave mundohet të mbulojë dështime.

“Sipas saj nëse Rama nuk do t’i bllokonte për 7 muaj buxhetin Bashkisë,  dhjetëra blloqe banimi do rehabilitoheshin duke u kthyer qytetarëve ambiente çlodhëse dhe argëtimi në lagjet e tyre.”- thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

Deklarata e plotë e Bashkisë Tiranë
Kryeministri dhe ish-kryebashkiaku Rama nuk mund të mbulojë dështimin e tij me sulme politike ndaj Bashkisë

Ish-kryebashkiaku Rama iu rikthye të vetmes dajre të vjetër që di t’i bjerë, të akuzojë gjithkënd për paaftësinë e tij.  Njeriu që për 11 vjet betonizoi Tiranën nxorri sot nëpunësit e administratës për të kërkuar fusha.

Nëse zoti  Rama nuk do të  betonizonte mbi  65 mijë metra katrorë lulishte në zemër të Tiranës vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak do të kishte hapësira të shumta për pushim dhe argëtim për qytetarët e Tiranës.

Nëse zoti  Rama nuk do t’i bllokonte paligjshmërisht për 7 muaj buxhetin Bashkisë, derisa u zhbllokua me vendim gjykate, dhjetëra blloqe banimi do rehabilitoheshin duke u kthyer qytetarëve ambiente çlodhëse dhe argëtimi në lagjet e tyre.

Nëse zoti Rama nuk do të bllokonte paligjshmërisht projektin e Bulevardit të ri, Tirana do kishte 7 parqe dhe mbi 300 mijë metra katrorë gjelbërim për kryeqytetasit dhe gjithë vizitorët e saj. Nga bllokimi i terminalit dhe i tramit u ka hequr mundësinë qytetarëve të Tiranës të kenë trafik të lehtësuar dhe 9 ton dioksid karboni më pak çdo ditë.
Edi Rama ka  dëshmuar jo vetëm për Tiranën po për gjithë Shqipërinë se  di vetëm të bllokojë, shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët duke rritur taksat,  çmimet dhe papunësinë.

Dështimin e tij kryeministri Edi Rama nuk mund ta mbulojë me sulme politike ndaj Bashkisë së Tiranës.    

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë