Bashkia Tiranë shpall tenderat
për kompanitë e pastrimit

Bashkia e Tiranës do të lidhë dy kontrata të reja për pastrimin. Referuar njoftimit në Agjencinë e Prokurimit Publik, për pastrimin e pjesës Lindore 1, që  përfshin zonën nga Kinostudio deri në Dajt, procedura e prokurimit do të jetë e hapur dhe fondi limit është përcaktuar në vlerën e rreth 120 milion lekëve. Ndërsa, për pastrimin e pjesës Perëndimore 1 që përfshinë Vaqarrin, Yzberishtin etj, fondi limit i përcaktuar është 174 milion lekë. Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve për kompanitë e interesuara është data 22 shkurt për pjesën Lindore 1 dhe 19 shkurt për pjesën Perëndimore 1.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua