Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për dezinfektimin e hapësirave publike nga mushkonjat dhe insektet, në të gjitha zonat e Tiranës.
Kjo, pas një shpërthimi të vërtetë të karkalecave dhe insekteve të ndryshme në Tiranë, mbi të gjitha në zonat më periferike të kryeqytetit.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka garantuar se do të ketë një verë të qetë për të gjithë banorët e qytetit.
Në ditët e fundit, banorët kryeqytetas kanë shprehur shqetësime të mëdha nga insektet (kryesisht karkalecat), të cilët përveçse kanë qenë të shumtë në numër, janë ngjitur edhe në katet më të lartë të pallateve, duke u futur në apartamente.
Shumë persona kanë raportuar situatën përmes mediave sociale dhe duket tashmë se pas shqetësimeve, qeverisja vendore po merr masat përkatëse për të normalizuar situatën.
Dizifektimi nuk duhet te behet ne kete moment por qe ne fillim te sezonit , jo vetem per karkaleca por edhe muahkonja dhe insekte qe demtojne bujqesine . Nuk behen se ketyre politikaneve tane u duhen ca te holla tani per pushime se jane pak ngushte
Përgjigju