Të gjitha ata që zgjedhin të kalojnë kohën e lirë në ambientet e Parkut të Liqenit Artificial tashmë do mund të përdorin edhe çezmat e reja të vendosura nga Bashkia e Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në rrjetin social “FacebooK” kërkoi nga qytetarët që të ruajnë investimet, pasi vetëm me punë dhe kujdes do të ketë një qytet më të mirë.
“Mjeshtrat tanë të Agjencisë së Parqeve instaluan çezma të reja. Të gjithë ata që duan të freskohen e shuajnë etjen apo pastrohen pas një loje janë të shërbyer me ujë të pastër, të pijshëm e të rrjedhshëm 24/7. Lutemi t'i mirëmbajmë e t'i përdorim me kulturë!”, tha Veliaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com