TIRANE- Bashkia e Tiranës mbetet mbrapa me pregatitjet e festës së flamurit. Ndonse flamujt duhet të ishin vënë disa ditë më parë për të përcjellë atmosferën festive në kryeqytet, një pjesë e madhe e tyre janë vënë gjatë pasdites së djeshme.

Vendosja e flamujve në orët e pasditës ka përbërë edhe pengesë për trafikun dhe kalimtarët, të cilët kishin dalë për tu bërë pjesë e cremonisë festive. Kjo është një mungesë përllogaritjesh dhe organizimesh të punës me rastin e kësaj feste.

Përveç faktit se për kryeqytetin është përdorur dekori i vjetshëm, pra ai i 100 vjetorit të pavarësisë, i është shtuar edhe vendosja e tyre me vonesë dhe gati në përfundim të festës.  Ndërsa monumentet e pavarsisë, të vëna në kryeqytet me rastin e 100 vjetorit, vetëm një vit më vonë, festa e pavarësisë i gjen drejt degradimit.

Edhe pse për ndërtimin e këtyre monumenteve janë harxhuar shuma të mëdha, nuk është shpenzuar asgjë për mirëmbajtjen e tyre. Vetëm për monumentin e pavarsisë, shqiponjën e madhe të vendosur në hyrje të Tiranës, të përuruar vjet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës janë zhpenzuar 450 mijë euro, dhe 101 vjetori i pavarsisë e ka gjetur në gjendje të mjerueshme. Një pjesë e mirë e pllakave i mungojnë pasi janë vjedhur dhe janë shitur për skrap dhe askush nuk është kujdesur për vlerën e këtij munumeni që të zëvëndësojnë pllakat dhe t’i rikthejë pamjen që meriton. Ndërsa në pjesën e poshtme të monumentit janë gdhendur dhe zhgarravitur emra të  ndryshëm të cilat e bëjnë atë të duket si disa vjeçar ndërkohë që është përuruar vetëm një vit më parë.

Po ashtu dhe memoriali i mbretit Zog që ndodhet te stacioni i trenit është lyer me bojë të kuqe, duke e dëmtuar dhe duke e bërë të humbasë vlerën e tij historike. Kjo pamje e 101 vjetorit të pavarsësisë lë shumë për të dëshiruar. Bashkia ka lënë pas dore monumentet historike që lidhen drejtëpërdrejt me festën e pavarësisë.
 
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)