Bashkiakët çlirojnë trotuaret
e "Don Boskos" nga ambulantët

Bashkiakët çlirojnë trotuaret<br />e "Don Boskos" nga ambulantët
TIRANE - Policia Bashkiake ka liruar sot, hapësirat publike në zonën e “Don Boskos” nga objektet e vendosura prej tregtarëve ambulantë dhe subjekteve. Kjo është e disata ndërhyrje e bashkisë, pasi të tjerat nuk kanë qënë të sukseshme, tregtarët kanë vazhduar t'i bllokojnë hapësirat publike.

Drejtori i Policisë Bashkiake Vullnet Topalli ka deklaruar se për çdo rast të përsëritur të zënies së hapësirave publike do të bëhet sekuestrimi i produkteve. “Ne kemi disa ditë që po vazhdojmë këtë punë, por përsëri shohim që qytetarë të ndryshëm vazhdojnë aktivitetet e tyre private, në mënyrë të kundraligjshme, duke zaptuar hapësirat publike.

U bëj thirrje edhe njëherë,"- tha ai sot,- "se çdo person që merr përsipër të tregtojë në mënyrë të paligjshme, të mos tregtojë në këto rrugica, të mos tregtojë nëpër trotuare, por në tregjet e përcaktuara.

Në të gjithë rastet, edhe për rastet që sot ne kemi konstatuar, të përsëritura u kemi konfiskuar edhe mallin e tyre, përveçse gjobave apo masave administrative që kemi marrë ndaj subjekteve të tjera, që nuk janë raste të përsëritura. Gjatë gjithë rrugës nga fillimi deri në fund të rrugës “Don Bosko” do të lirohen të gjithë hapësirat e trotuareve dhe po kështu do vazhdojmë edhe në rrugicat e tjera të Tiranës apo në minibashkitë e tjera” - theksoi Topalli.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq