Bashkim Fino: Ja pse e bojkotova
ceremoninë false të Jozefina Topallit
Ish-kryeministri socialist Bashkim Fino reagon për bojkotin e ceremonisë së djeshme në lidhje me nderimin që kryeparlamentarja bëri ndaj tij dhe gjashtë ish-kryeminsitrave që qeverisën vendin në 20 vitet e fundit. Fino: Topalli të mos marrë kompetencat e Presidentit.
TIRANE - Ish-kryeministri socialist Bashkim Fino, i cili u vendos në krye të qeverisë së Pajtimit Kombëtar nga 11 mars 1997-24 korrik 1997, ka reaguar për bojkotin e ceremonisë së djeshme në lidhje me nderimin që kryeparlamentarja Jozefina Topalli bëri ndaj tij dhe gjashtë ish-kryeminsitrave që qeverisën vendin në 20 vitet e fundit.
Në një prononcim për televizionin A1Report, Fino akuzon Topallin se ka shkelur Kushtetutën duke marrë kompetenca që nuk i takojnë.
Sipas ish-kryeministrit socialist, dekoratat i jep vetëm Presidenti i republikës. “Topalli të mos marrë kompetenca e kreut të shtetit”, -u shpreh për televizionin A1Report, Bashkim Fino.
Duke iu referuar mungesës së tij në ceremoninë e zhvilluar dje në ambientet e kryesisë së Kuvendit, Fino u shpreh se nuk donte të merrte pjesë “në një ceremoni false”.
Pasditen e djeshme, kryeparlamentarja Jozefina Topalli zhvilloi një ceremoni në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, mes së cilës nderoi figurat e shtatë ish kryeministrave shqiptarë që udhëhoqën vendin në 20 vitet e fundit, por edhe figura të njohura të cilat dhanë kontributin e tyre në politikën e vendit, por jo vetëm, edhe në Kosovë. U vlerësuan prej saj figura e Azem Hajdarit, Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, por edhe ish-kryeministrat Fatos nano, Ylli Bufi, Vilson Ahmeti, Aleksandër Meksi, Pjetër Arbnori, Ilir Meta, Bashkim Fino e Pandeli Majko.
Meksi, Majko dhe Fino bojkotuan ceremoninë e djeshme duke mos qenë të pranishëm, ndërsa gjatë momentit që kryeparlamentarja do i dhuronte Botimin me Aktet e Themelimit të Shtetit 3 ish-kryeministrave u shpreh për ta me nga një batutë. “Çmimin do ta lëmë të zyra e grupit”, - tha Topalli duke iu referuar Majkos dhe Finos, ndërsa për Aleksandër Meksin u shpreh se do ia linte në shtëpi.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.3%
-
E gabuar
40.4%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 2597
Lajme të tjera
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52
-
E akuzuar se bëri aksident dhe e la të plagosur, dalin foto nga modelja e njohur në Gjykatë
21 Mars, 20:51
-
Kina: Armë të pa furnizuar kurrë, SHBA-ja nuk tregon me gisht
21 Mars, 20:34
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Ç'po ndodh në BBV? Banorët hapin me ankth zarfin e zi, ja cili konkurrent e pësoi
21 Mars, 20:12