Bashkimi Europian ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi “bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”. Sipas mediave serbe, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se progresi i vendeve aspirante të Bashkimit Europian përfshin bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se “çdo deklaratë provokuese në këtë këndvështrim është e papranueshme”.
"Të gjithë partnerët në rajon, kanë konfirmuar vetë zotimin në përmbushjen e këtij synimi dhe ambicien e tyre për të përmbushur kriteret e nevojshme, duke respektuar në tërësi parimet dhe standardet e BE-së. Ata janë duke përparuar, secili me ritmin e tyre, në këtë rrugë dhe presim nga ta t’i vazhdojnë përpjekjet e nevojshme për të arritur përparimin e mëtejmë. Në këto zotime gjithashtu përfshihet bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore; çfarëdo deklaratash provokative në këtë kuadër, janë të papranueshme”, ka thënë zonja Kocijançiç, në një përgjigje me shkrim.
Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Serbi, Vuçiç-Ramës: Shqipëria dhe Kosova s’do bashkohen kurrë!