Bashkim Kombëtar? Jabllanoviç: 
BE të dënojë deklaratën e Ramës

Bashkim Kombëtar? Jabllanoviç: <br />BE të dënojë deklaratën e Ramës
Deklaratat e kryeministrit Rama për bashkim kombëtar në takimin mes dy qeverive  Kosovë-Shqipëri në Tiranë, ka sjellë dhe reagimin e kreut të Listës Serbe Aleksandër Jablanoviç. Kjo parti, pjesë e koalicionit me LDK-në e PDK-në, e ka parë deklaratën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në BE si kërcënim për serbët e Kosovës.

Në një komunikatë për shtyp Jabllanoviç sqaron se: “Në territorin e Kosovës nuk jetojnë vetëm shqiptarë por edhe një numër i madh i popujve të tjerë që nuk e ndajnë këtë mendim me kryeministrin shqiptar. Kërkojmë nga Bashkimi Evropian që ta dënojë fuqishëm këtë deklaratë nacionaliste, së pari për shkak se nuk shërben për paqen në Ballkan dhe së dyti sepse vjen nga dy palë që nuk janë pjesë e BE-së”. Jabllanoviç beson se deklarata do të shqetësojë shumë serbët dhe është një kërcënim i hapur për ta.

Vulin: Jemi të frikësuar nga “Shqipëria e Madhe”
Edhe Ministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin është irrituar me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare. Vulin ka deklaruar se krijimi i një “Shqipërie të Madhe” është diçka që i frikëson serbët, madje edhe gjithë Evropën. “Imagjinojeni sloganin “Një komb, një shtet, një ëndërr” të dëgjohet edhe në Beograd ”, ka thënë Vulin.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm