Bashkimi bën fuqi! Banorët e Nokovës ndërtojnë në kohë rekord Kishën e Shën Nikollës

GJIROKASTËR-Rindërtohet kisha ortodokse e Shën Nikollës në fshatin Nokovë të Lunxherisë të Gjirokastrës, e cila ishte drejt rrënimit total.

Iniciativa u ndërmor nga të rinjtë e këtij fshati kryesisht në emigracion. Inaugurimi i kishës së Shën Nikollës u bë nën ritmin e këngës dhe valleve, ditë e cila përkon edhe me festën e Shën Mërisë. Vaso Pilos e Petraq Ruti, dy prej organizatorëve të mbledhjes së fondeve për ringritjen e këtij objekti kulti shprehen se kjo iniciativë e veçantë i ka bashkuar më tepër banorët e fshatit Nokovë e sidomos të rinjtë.

"Dëshira, vullneti e pasioni i fshatarëve ishte i madh. Kisha është bërë në kohë rekord. Ku ka vullnet e dëshirë del diçka e bukur", tha Pilo.

"Ndërtimi i kishës nga i gjithë fshati është diçka që të bashkon dhe të lumturon. Fshati nuk është vetëm kisha, por është edhe rini", u shpreh Ruti.

Kisha ortodokse me një moshë gati 300-vjeçare ka ndryshuar tërësisht pamje nga brenda dhe jashtë pasi janë vizatuar afreske me ngjyra dhe janë ruajtur ato të vjetrat.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen