TIRANE- Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, janë shoqëruar me surpriza në thuajse të gjitha vendet e BE-së duke shkaktuar atë që të gjithë e kanë cilësuar si një “tërmet politik” për unionin evropian. Fitoren më të thellë dhe më të bindshme e ka siguruar kryeministri aktual i Italisë Mateo Renzi i cili ka marrë 40.81 % të votave e përkthyer në 31 mandate. “40% e votave që ka marrë PD është një shenjë e qartë se shpresa ka marrë dyfishin e votave të zemëratës. Italia është akoma më e fortë se frikat që e rrethojnë.
Vota nuk ishte një referendum mbi qeverinë, as mbi mua, por një votë shprese të një shteti që nuk dorëzohet”, është shprehur kryeministri Renzi lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të PE-së. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për euroskeptikët e Lëvizjes me 5 Yje (M5S) të Beppe Grillos i cili ka zhgënjyer duke marrë vetëm 17 mandate ose 21.15% të votave.
Surpriza tjetër erdhi nga Franca, ku Partia e ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar i lideres Marine Le Pen, njohur për qendrimet anti-BE, ka siguruar 25% të votave ose 24 mandate, maksimumi i arritur ndonjëherë nga kjo parti. Ndërkohë, Britania e Madhe ka zgjedhur euroskeptikët e UKIP të Nigel Farage me 24 vende në Parlamentin Evropian ose 28% të votave.
Euroskeptikët janë, në përgjithësi, një grup i përçarë partish politike, me këndvështrime shpeshherë kontradiktore, ndaj pak gjasa ka që të formojnë një aleancë të përbashkët. Megjithatë, influenca anti-BE në Parlamentin Europian, me praninë e tyre, do të rritet ndjeshëm. Në total, partitë e protestës, siç po i quan shtypi ndërkombëtar, siguruan 30% të votës europiane, nga gati 20% që kishin në parlamentin aktual.
Me pamje të zymtë, presidenti në largim i PE-së, Martin Schulz, i tha reporterëve se do të negociojë me partitë e tjera. “Për Bashkimin Europian është një ditë e keqe, kur një parti raciste, ksenofobe e anti-semite, merr 25 përqind të votave në Francë”, u shpreh ai. “Votuesit e saj nuk janë ekstremistë, janë thjesht njerëz që kanë humbur besimin dhe shpresën”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur keqardhje lidhur me shtimin e euroskeptikëve në Parlamentin Europian. “Mbështesim Junker për president të Komisionit Evropian”, tha Merkel, ndërsa shtoi se “BE duhet të angazhohet për shtimin e vendeve të punës”.
Shkrimi u përditësua në 27 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com