Bashkimi Evropian: Pritet miratimi për paketën e dhjetë të sanksioneve anti-ruse! 11 miliardë dollarë në total

Bashkimi Evropian: Pritet miratimi për paketën e dhjetë të sanksioneve anti-ruse! 11 miliardë dollarë në total

1677063031_bashkimievropian.jpg

Takimi vendimtar, pasditen e sotme, për miratimin e BE-së për paketën e dhjetë të sanksioneve anti-ruse. Dosja do të jetë në qendër të takimit të Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 (Coreper II), të thirrur për të miratuar masat deri më 24 shkurt, siç u ra dakord në Këshillin e Punëve të Jashtme të hënën. Megjithatë, rruga mbetet e përpjetë sepse Hungaria, siç ka ndodhur tashmë muajt e fundit , tashmë ka shprehur rezerva për paketën e dhjetë dhe mund të vërë veton ndaj saj duke bllokuar procesin, duke pasur parasysh kuorumin e nevojshëm të unanimitet.

Paketa ka një vlerë totale prej 11 miliardë dollarësh, parashikon ndalimin e eksporteve në Moskë të komponentëve elektronikë të përdorur në sistemet e armatosura ruse dhe përfshirjen në listën e zezë të personaliteteve të tjera të lidhura me Kremlinin, përfshirë "propagandistët" e Putinit. Megjithatë, sektorët e diamantit dhe ato bërthamore janë përjashtuar nga masat.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione


G.MO//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK