Çështja e bashkimit kombëtare dhe përplasjet e fundit me qeveritarëve të Kosovë dhe Shqipërisë është kthyer në temë debati në të dy vendet.

Avokati Spartak Ngjela me anë të statusi në facebook shkruan se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se qendra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi.

“Të gjitha idetë e tjera, që dalin jashtë këtij gjykimi, janë kundër interesit kombëtar”, shkruan avokati.

Ngjela shkruan se kush Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike ndërkohë shprehet i bindur që me ardhjen e presidentit të ri në Tiranë, do ta rigjallërojë juridikisht dhe politikisht doktrinën e re të  bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë.

“Për interesin kombëtar.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se:

Qendra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi.

Të gjitha idetë e tjera, që dalin jashtë këtij gjykimi, janë kundër interesit kombëtar.

Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike.

Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin.

Pse sot nuk po punohet politikisht për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë?

Sepse gjithçka pengohet nga Beogeadi me veglat e tij në Tiranë dhe në Prishtinë.

Këtë duhet ta dinë mirë: edhe Rama, edhe Osmani dhe, edhe Kurti.

Jam i bindur se, ardhja e presidentit të ri në Tiranë, do ta rigjallërojë juridikisht dhe politikisht doktrinën e re të  bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë” shkruan avakat Ngjela në facebook.