Bashkimi shqiptar e maqedonas 
"Shporru Gruevski"/ Foto-Video

SHKUP - Protesta masive e mbajtur në Shkup kundër qeverisë së Nikola Gruevskit i ka gjetur shqiptarët dhe maqedonasit më të bashkuar se kurrë. Në turmën masive prej rreth 300 mijë personash nuk mund të mos binte në sy valëvitja e flamurit të Maqedonisë dhe flamurit tonë kombëtar kuqezi, që përfaqëson shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj.

Skandali i përgjimeve të publikuara nga lideri i opozitës Zoran Zaev dhe përleshja e përgjakshme me 22 viktima në Kumanovë bashkuan shqiptarë e maqedonas në një kauzë të përbashkët: Largimin nga qeveria të kryeministrit Gruevski prej 8 vitesh në krye të qeverisë së Shkupit zyrtar duke e shndërruar tubimin prej më shumë se 3 orësh para godinës së qeverisë, në protestën më të madhe të mbajtur në Maqedoni.

Simbol i kesaj proteste ishte bashkimi i flamurit shqiptar me te Maqedonise dhe etnive te tjera ne shtetin fqinj.

Vallja multietnike për largimin e Gruevskit 
Maqedonas e shqiptarë kanë kërcyer së bashku valle në sheshin kryesor të Shkupit nga ku u kërkua dorëheqja e Gruevskit.


Vallja multietnike për largimin e Gruevskit! by GazetaExpressTV

Lagjja e Trimave në protestë kundër Gruevskit: K....Erdhëm!

Edhe Lagjja e Trimave e cila javën e shkuar u përfshi në përleshjen e armatosur mes policisë dhe një grupi të cilësuar nga autoritetet vendase si terrorist, u bënë pjesë e protestës kundër qeverisë maqedonase.

Në mesin e pankartave dallon ajo me mbishkrimin “Lagjja e Trimave” dhe ofendimet ndaj kryeministrit maqedonas: “K....Erdhëm....”

lagjia e trimave

protesta shkup

Zaev me flamurin shqiptar

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka mbajtur në duar flamurin kuqezi gjatë protestës së zhvilluar këtë të dielë para godinës së qeverisë Gruevski. Fotoja është publikuar nga një shqiptar që iu bashkua kësaj proteste. 

Ndërkohë, rreth orës 18:00 protesta masive e opozitës është mbyllur, ndërsa ka nisur menjëherë pastrimi i hapësirës rreth godinës së Qeverisë, ku do të vendosen tenda në të cilat do të qëndrojnë protestues. Ata janë shprehur se do të qëndrojnë aty deri në dorëheqjen e Gruevskit.

zaev me flamurin shqiptar

Thirrjet e studentes shqiptare nga podiumi:Nuk na ndani dot, ne jemi bashkë
“Ju të qeverisë doni të na manipuloni...ne nuk jemi për të shitur”. Kanë qenë kjo një nga thirrjet e një prej studenteve shqiptare nga Maqedonia, e bërë nga podiumi i ngritur në Shkup ku po mbahet protesta e organizuar nga opozita maqedonase për largimin e qeverisë së Gruevskit.

Ajo ka akuzuar qeverinë maqedonase se ka ndërtuar ardhmërinë e vendit pa përfshirjen e të rinjve.



Ju politikanë e krijuat ardhmërinë e Maqedonisë pa të rinj. Studentët e Maqedonisë pa dallim kombi, feje u bënë bashkë për të luftuar ata që duan të na ndajnë.
Gjenerata ime është e sakatosur nga tranzicioni, gjenerata ime i ka vendosur themelet e bashkësisë multietnike, gjenerata ime nuk do të jetojë në luftë, sepse gjenerata ime beson në demokraci, liri. Për ata ne jemi më rezistencë. Ju politikanë na rrëmbyet të drejtën e mendimit…studentët nuk mund ti gëzohen lirisë. Ju të qeverisë doni të na manipuloni. Jemi këtu për tju treguar se nuk jemi për të shitur. Ne jetojmë në konvikte që i ngjajnë konvikteve mesjetare. Kërkojmë prej jush qytetarë të respektoni këto vlera. Në Maqedoni nuk duhet të ndodhi që nxënësit dhe studentët t’ju mësojnë ju të pjekurve se çfarë është demokracia”
, tha ajo.

Flamuri shqiptar dhe maqedonas të lidhur bashkë
Maqedonasit dhe Shqiptarët janë duke protestuar bashkërisht në Shkup të Maqedonisë kundër Qeverisë Gruevski.   Në fotot e mëposhtme duken edhe flamujt kombëtarë të 2 shteteve, të cilët i kanë lidhur me njëri- tjetrin dhe i valëvisin nëpër rrugët e kryeqytetit Maqedonas.

protesta
protesta shkup

protesta shkup

Video/
Shqiptare e maqedonas ne shesh





Sinani: Shqiptarët në protestë se Gruevski i dogji shtëpitë
Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për A1 Report, teksa në Shkup vijonin protestat, analisti, Asim Sinani tha se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit për shkak se nën drejtimin tij cendi nuk ka më të ardhme.

"Gruevski mund të mos dorëhiqet, por pjesëmarrja e të gjithë faktorit ndërkombëtarë, mund të nxisë një ngjarje si ajo e Kumanovës. Qytetarët e kërkojë dorëheqjen e tij sepse ai nuk mund të sjellë asgjë për vendin. Njerëzit në parullat e tyre shkruajnë “Shporru Gruevski”.  Zaev duhet të jetë i kujdesshëm me shqiptarët dhe të mos sillet me ta si Gruevski. Shqiptarët kanë edhe një arsye më shumë për të protestuar për Gruevskin sepse ai u dogji atyre shtëpitë”, tha Sinani.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat

Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat