Bashkitë dyfishojnë shpenzimet në 9 muaj të 2019! Tirana e para në mbledhjen e taksave...por edhe për borxhet

Në 9 muaj të 2019 të ardhurat e pushtetit vendor nga burimet e tyre(si taksat vendore, apo taksa e ndikimit në infrastrukturë) kanë arritur në nivelin e 20.7 miliardë lekë me një rritje 20.5% në terma vjetor, krahasuar me 2018. Në këtë rritje ndikimin me të madh e kanë pasur të ardhurat nga bashkia e Tiranës. Rreth 33.5% e totalit të buxhetit të gjithë bashkive është siguruar nga burimet vendore taksa dhe tarifa. Sipas raportit të financave vendore për 9-mujorin 2019, bashkia e Tiranës mbledh mbi 60% të të ardhurave nga taksat në rang kombëtar. Pra ndikimin më të madh në përmirësimin e e të ardhurave e ka dhënë mbledhshmëria e lartë e taksave në kryeqytet. Pas Tiranës renditet Durrësi me 4.9% dhe Lezha me 3.5%.

Por ne krahun e kundërt janë dyfishuar shpenzimet, pasi Pushteti vendor në 9 muaj ka shpenzuar nga fondet e veta 42.2 miliardë lekë, sa dyfishi i të ardhurave që kanë mbledhur që janë 20.7 miliardë lekë.

Ndërkohë rritja e të ardhurave është ndikuar pozitivisht nga taksa e infrastrukturës dhe ajo e pasurisë, të dyja këto taksa përbëjnë rreth 85.5% të të ardhurave totale nga taksat vendore.

Konkretisht në 9 muaj janë mbledhur 7.2 miliardë lekë nga taksa në infrastrukturë dhe 4.2 miliardë lekë nga taksa për pasuritë e paluajtshme, tek kjo e fundit ndikimi më i madh pozitiv u dha nga taksa e ndërtesës, ndërsa ajo e pronës bujqësore ka rënë me 22.7% krahasuar me 2018 ose arritën në nivelin e 354.2 milionë lekë. Për të dyja këto taksa Tirana qëndron në vendin e parë për nivelin e mbledhur të tyre.

Ndërsa bashkitë Memaliaj dhe Kuçovë nuk kanë gjeneruar asnjë para nga taksa në infrastrukturë dhe ndërtimet e reja.

Por të ardhurat nga tarifat vendore kanë rënë lehtë me 0.9% në terma vjetor duke regjistruar një nivel prej 7.4 miliardë lekë, dhe Tirana ka pasur rënien më të madhe në mbledhjen e tarifave vendore me një tkurrje prej 7.7%.

Ndërkohë stoku i detyrimeve të prapambetura deri në muajin shtator ishte 6.6 miliardë lekë. Borxhet më të mëdha i ka bashkia e Tiranës me 24% të totalit të këtij borxhi, Kavaja me 6.3% e treta është bashkia Pogradec me 5.9%.

(Kliko këtu për të lexuar financat publike vendore)

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?