TIRANE - Me verifikimin e personelit si dhe me verifikimin e detyrave që kanë pasur deri në ndarjen e re administrative, kryetarët e rinj do tu lind e drejta të propozojnë strukturën e re. “Kryetari do të jetë përgjegjës për të përcaktuar strukturën organizative dhe rregulloren e brendshme të Bashkisë së Re dhe njësive buxhetore në varësi”, thuhet në udhëzimin e posaçëm të miratuar pak ditë më parë nga ministri i Financave dhe ai i Çështjeve Vendore.

Kjo përgjegjësi e re e Kryetarit, e bën këtë rol edhe më thelbësor në kuadër të konstituimit të Bashkisë së Re dhe misionin e saj për të ushtruar shërbime publike, të qeverisë dhe t'i shërbejë komunitetit nën administrimin e saj. Kryetari i ri i bashkisë “do të jetë përgjegjës për të siguruar ofrimin normal të shërbimeve publike kundrejt komunitetit, në kuadër të konstituimit të Bashkisë së Re”, thuhet në udhëzim.