TIRANE- Kryetarët e rinj të bashkisë do të nisin punën e tyre me evidentimin e punonjësve si dhe me verifikimin e detyrës që ka secili prej tyre. Pas përpunimit të një raporti analitik do të paraqitet dhe struktura e re e punonjësve si dhe roli që do të kenë.

Ndërkohë që verifikimi do të shërbejë dhe për të shtuar apo shkurtuar numrin e punonjësve. Në urdhrin e përbashkët mes ministrisë së Financave dhe atij të pushtetit vendor, janë saktësuar procedurat që do të ndjekin të 61 kryetarët e rinj të bashkive përsa i përket personelit.