"Bashkitë për në Europë" Vlahutin:
BE, mundësi të mëdha financimi

BE, mundësi të mëdha financimi
">
Ambasadorja Romana Vlahutin tha se Bashkimi Europian ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e bashkive. Në ambientet e Qendrës së Informimit të BE-së në Tiranë u zhvillua sot seminari i parë i Rrjetit të Koordinatorëve Lokalë të BE-së ku u fol për mundësitë dhe projekte nga të cilat mund të përfitojnë bashkitë.

Vlahutin në fjalën e saj u shpreh se BE-ja ofron mundësi të mëdha financimi që nga projektet që kanë të bëjnë me artet, deri tek furnizimi me ujë. Për këtë, Vlahutin u bëri thirrje të pranishmëve që të fokusohen më shumë tek puna kërkimore, ndërsa tha se Shqipëria tani është në një pikë të rëndësishme sa i përket përfitimit të fondeve nga Bashkimi Europian.

Në këtë kuadër, shefja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri u kërkoi Koordinatorët Lokalë që të evidentojnë edhe problematikat e vogla në njësitë lokale por që i shërbejnë qytetarëve.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat