SEUL - Koreja e Jugut ka pranuar propozimin e fqinjit të saj verior për hapjen e bisedave në një varg çështjesh me interes të dyanshëm, prej rihapjes së kompleksit Kaesong e deri te bashkimi ndërkufitar.

Propozimi i befasishëm vjen pas disa muaj tensionesh që u nxitën pas testimit të tretë bërthamor nga ana e Koresë së Veriut. Komiteti për Bashkim që është një institucion shtetëror i Koresë së Veriut, nuk ka saktësuar se në çfarë niveli do të zhvillohen bisedimet, pasi ka lënë të hapur datat për palën jugore.

Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut deklaroi se e mirëpret propozimin, që vjen pas muajsh tensioni të lartë në gadishull. Kompleksi industrial Kaesong e cila ndodhet në anën Koreano Veriore është një burim vital për ekonominë e të dy Koreve.

Por vetë Peniani i tërhoqi punëtorët e saj në fillim të prillit pasi marrëdhëniet me Jugun dhe fqinjët e tjerë u përkeqësuan në fillim të shkurtit, kur u bë dhe testi i tretë bërthamor.
Që atëherë, operacionet në këtë zonë, ku rreth 120 prodhues koreano-jugorë që kanë punësuar rreth 53 mijë punëtorë koreano-veriorë, janë ndërprerë për herë të parë që kur projekti nisi nga puna një dekadë më parë.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)