Basketboll/ Apolonia mposht 104-103 Tiranën dhe siguron zonën playoff, mëson kundërshtarin e radhës! Spektakël nga tifozët (VIDEO)

FIER - Si asnjëherë më parë Pallati i Sportit në Fier ka përjetuar ndeshje plot adrenalinë në basketboll për meshkuj. Ekipi fierak triumfoi ndaj ekipit të Tiranës duke i mundur me rezultatin e ngushtë 104-103 pas dy kohëve shtesë dhe duke siguruar një vend në playoff.

Ndeshja ishte e fortë dhe plot emocione për mbështetësit fierakë të cilët ishin të shumtë në numër. Me këtë fitore ekipi fierak i Apolonisë pret biletën për gjysëmfinalen e Superligës ku do të ndeshet me ekipin e Teutës.

Në parket, Apolonia e drejtuar nga Aldi Germau nuk e nisi mirë çerekun e parë dhe u mposht 19-23 nga kryeqytetasit. Më pas fierakët fituan çerekun e dytë 22-16, por miqtë siguruan avantazhin pas periodës së tretë të fituar 22-27. Vendasit treguan cilësi dhe fituan çerekun e katërt 21-18 për ta dërguar ndeshjen në shtesë pas rezultatit final 84-84.

Shtesa foli për vendasit që me mbështetjen e tifozëve fituan me një pikë më shumë 20-19 dhe marrin biletën për më tej. Ndërkohë Tirana e Erkand Karaj e sheh veten në playout.

Statistikat e ndeshjes

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

NATO përforcon praninë në Kosovë me 270 trupa shtesë

NATO përforcon praninë në Kosovë me 270 trupa shtesë