Sërish tension në basketboll. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës në Shkodër ka përfunduar me shoqërimin e disa tifozëve.
 
Tifozët janë shoqëruar në komisariat pasi hodhën sende në fushë dhe u përplasën me efektivët e policisë.
 
Këtë ndeshje e ka fituar Tirana me 90 pikë, përkundrejt 87 të Vllaznisë. Bardheblutë tashmë kryesojnë 2 me 0 ndaj shkodranëve.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com