'Basketbollistet u shanë në baza racore', Partizani reagon pas grushtave në parket: Çështja kundër agresorëve do ndiqet ligjërisht
Momenti i dhunës në parket
Pas dhunës mes basketbollisteve në derbin mes Partizanit dhe Tiranës në kampionatin kombëtar të basketbollit, ka reaguar edhe klubi i kuq. Në reagim thuhet se basketbollistet e kuqe janë ofenduar në baza racore dhe se çështja do ndiqet ligjërisht.
"Duke marrë shkas nga publikimet e mediave të ndryshme online, kemi të drejtën të publikojmë pamje filmike ku dallohet qartë përfshirja e sportisteve të ekipit kundërshtar si dhe goditjet e tifozëve nga jashtë nxitur nga stafi i ekipit kundërshtar. Goditje nga djem kundrejt lojtareve amerikane dhe lojtareve të Tiranës të cilat përgjatë gjithë takimit kanë kryer akte të dhunshme dhe ofendime sidomos në baza raciale kundrejt lojtareve tona. Një shfaqje e turpshme pas dy ndeshjeve të fituara nga ekipi me më shumë dëshirë, me përgatitje më të mirë taktike dhe dukshëm superior në parket", thuhet fillimisht në reagimin e Partizanit.
Klubi i Partizanit gjithashtu kërkon mos rrezikohen basketbollistet e huaja që janë pjesë e ekipit.
"Përgënjeshtrojmë akuzat e bëra nga klubi kundërshtar apo media të ndryshme ku etiketohen basketbollistet tona si dhunuese dhe lojtaret e ekipit kundërshtar si viktima. Çështja do të ndiqet në çdo rrugë ligjore kundrejt personave dhunues dhe shkaktare të kësaj ngjarje të turpshme që nuk i kanë hije kryeqytetit të sportit. Shpresojmë që @albanian_basketball_federation si organizatore e kampionatit të vendosë drejtesinë në vend dhe mos të lejojë që faktorë të jashtëm apo klubi kundershtar me dashakeqesi të dëmtojë investimin tonë dhe të vendosë në rrezik lojtaret e huaja, te cilat kanë ardhur për të ushtruar sportin e basketbollit dhe jo dhunë", mbyll reagimin klubi i Partizanit në basketboll për femra.
Kujtojmë se Partizanit fitoi 86-83 në parket kundër Tiranës, duke kaluar në finalen e sezonit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ E paprecedentë në basketboll, grushta mes vajzave të Tiranës dhe Partizanit në derbi! Klubi i kuq: E ndjekim ligjërisht
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'
11 Janar, 16:24
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19