KOREJA E VERIUT - Basketbollisti amerikan Denis Rodman i ka kënduar këngën e ditëlindjes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, para një publiku prej rreth 14 mijë personash, në Pyongyang.

Ish ylli i NBA e cilësoi liderin e Koresë së Veriut si shokun e tij më të mirë.

Gjatë vizitës së tij të katërt në Korenë e Veriut për të marrë pjesë në festimet e ditëlindjes së Kim Jong-un, Rodman luajti dhe një ndeshje basketbolli.

Ndërkohë që një fakt interesant është se data e lindjes dhe mosha e liderit të Koresë së Veriut, nuk dihet.