Baste dhe lojëra fati në lokal, arrestohen 2 pronarë në Durrës! Gjobë edhe për një tjetër, shkeli orën policore

Baste dhe lojëra fati në lokal, arrestohen 2 pronarë në Durrës! Gjobë edhe për një tjetër, shkeli orën policore

Foto ilustruese

DURRËS- Në vijmë të kontrolleve në subjekte të ndryshme që përdorin apo organizojnë lojëra fati, policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona.

A. Sh., 46 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës dhe D. K., 21 vjeç, banues në lagjen nr.17, Durrës, janë vënë në pranga,  pasi janë kapur në flagrancë duke organizuar lotari të basteve sportive, në ambientet e lokaleve të tyre. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, për zbatimin e masave ant-COVID, policia ka evidentuar një lokal që ushtronte aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Pronari E. S., banues në Durrës, është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të Aktit Normativ.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasan: 26/09/2021 07:30

    Cjane keto perralla qe tregoni shikoni ish hotel Sheratonin ne Tirane qe po kthehet ne Casino dhe lojra fati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit