TIRANE- Numri i pikave të basteve është trefishuar, por të ardhurat nga formalizimi i tyre në vitin 2014 janë rritur me 42.6 për qind në krahasim me vitin 2014, megjithatë pas miratimit të ligjit të ri për lojrat e fatit do të ketë një reduktim të tyre. Pas denoncimit të “Shqiptarja.com” që ka treguar rritjen e fenomenit të basteve sportive nëpër qytete në dy vitet e fundit, Ministria e Financave nënvizon se nga aksionet “Fundi i marrëzisë”, të ndërmarra në tetor të dy viteve më parë, janë arritur rezultat të rëndësishme duke bërë të regjistrohen të gjitha pikat e basteve sportive, çka ka sjellë dhe trefishimin e tyre. “Të ardhurat e siguruara, në respekt të ligjit aktual “Për Lojrat e Fatit në RSH” - thuhet në deklaratën e ministrisë - janë 42,6% më të larta, vetëm në një vit, pra në krahasimin mes vitit 2013 dhe 2014. Kështu, të ardhurat në total për vitin 2013 kanë qenë rreth 3,6 miliardë lekë, ndërsa ato për vitin 2014 shënojnë 5,3 miliardë lekë".
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)












