Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike (NSHP) Vlorë, Ilir Aliaj, ka deklaruar se nëse qyteti i Vlorës do të përmbytet përsa kohë që ai do të jetë në detyrë, atëherë ai do të japë dorëheqjen nga posti që mban.
Komentet Aliaj i bëri gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës, teksa po debatonte me përfaqësuesit e opozitës.
“Unë të garantoj se për sa kohë që do të jem unë në këtë detyrë, qyteti i Vlorës nuk do të përmbytet. Do jap dorëheqjen. Ta premtoj ty dhe Gjergji Nikës. Do jap dorëheqjen të nesërmen nëse ndodh“, deklaroi Aliaj, teksa po i drejtohej Atird Hoxhës së PD-së.
Deklarata e tij u mirëprit nga këshilltarët socialistë dhe mori duartrokitjet e tyre, përfshi të kryebashkiakes Brunilda Mersini.
Komente












