Bathore,tritol poshtë makinës së presidentit të ekipit të Kamzës
TIRANË- Presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarrit, i është vendosur tritol poshtë makinës mbrëmjen e sotme, ndërsa për fat të mirë nuk ka të lënduar nga shpërthimi. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ku 150 gram tritol ishin vënë poshtë makinës tip "Hummer" të biznesmenit. Sipas të dhënave të para, makina ka qenë e parkuar, dhe gjatë shpërthimit, për fat të mirë, nuk ka pasur persona afër, ndërsa Qarri ka qenë në banesën e tij.
TIRANË- Presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarrit, i është vendosur tritol poshtë makinës mbrëmjen e sotme, ndërsa për fat të mirë nuk ka të lënduar nga shpërthimi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ku 150 gram tritol ishin vënë poshtë makinës tip "Hummer" të biznesmenit.
Makina e parkuar, nga shpërthimi nuk ka viktima Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar, dhe për fat të mirë, nuk ka pasur persona afër dhe biznesmeni Qarri ka qenë në një lokal në zonë.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar pjesa e përparme e makinës.
Qarri: S'kam konflike me asnjë, nuk e kam idenë Dyshimet e para flasin për një konflikt të biznesmenit me persona të tjerë, ndërsa është ende herët të flitet për persona të dyshuar.
Ndërsa, Qarri mësohet të ketë deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me askënd.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe ka vedosur edhe pika kontrolli në të gjithë zonën e Kamzës.
Në zonë nuk ka pasur dëshmitarë, por pritet që të kontrollohen kamerat sigurisë të ndodhura aty, për të parë nëse është filmuar personi i cili ka vendosur tritolin në automjet.
Naim Qarri është biznesmen i njohur në vend, dhe prej vitesh është president i ekipit të Kamzës, e cila u ngjit në superligë këtë vit.
(Presidenti i klubit të Bathores, Naim Qarri)
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Paraprake
Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës "Hummer", në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.
Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.
Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes