Batica e detit në Tale, bllokohet grykëderdha, përbyten disa banesa e tokë

Baticat e detit shkaktuan përmbytje në zonën e Tales në Njesinë Administrative të Shënkollit në Lezhë.Si pasojë e dallgëve të detit u bllokua grykderdhja e kolektorit shkarkues të ujërave të larta të Zejmenit.
 
Për pasojë dhjetra biznese në zonën e plazhit të Tales u përmbyten, ndërsa qindra hektarë tokë u përmbytën dhe shumë shtëpi banimi që u rrethuan nga uji.
Situata e krijuar pati ndërhyrjen e shpejtë të Bashkisë së Lezhës. Administratori i Shënkollit, Albert Rrustja ka shpjeguar situatën duke siguruar se gjithçka po shkon drejt normalizimit.
 
Mjetet zjarrfikëse u angazhuan për të zhbllokuar një tumbinë përcjellëse të ujit për në kolektorin drejt hidrovorit.
 
Banorët thonë se ju janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga kjo situatë e krijuar, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme në mënyrë që të pengohet deportimi i ujit të detit në zonë.
 
Në orët e mesdites Bashkia solli në bregdetin e Tales eskavatorët që nisën hapjen e grykëderdhjes.
 
Kjo është vetëm një ndërhyrje emergjente, pasi ekspertet e njesisië vendore po studiojnë situatën duke përgatitur edhe projekt konkret për të zgjidhur përfundimisht këtë fenomen u cili përsëritet shpesh në këtë zonë. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro