“Vijmë pas një dimri shumë të vështirë që keni parë edhe ju, situate agravoi shumë keq dhe u bë shumë problematike. Duke u ndodhur përballë kësaj situate, ne po marrim masa urgjente për kthimin në gjendje të mëparshme të vijës bregdetare të Shëngjinit, aq më tepër të kësaj shëtitoreje, ku turistët frekuentojnë dhe preferojnë të vijnë edhe gjatë sëzonit të pranverës. Pra ne i garantojmë ata që në pranverë, në fundjava, gjithçka do të jetë gati për të kaluar weekend-in me familjet e tyre. Për ne është shumë e rëndësishme, nisja e sezonit shumë heret, siç e kemi nis edhe vitet e tjera.” shprehet kreu i Njesisisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj
Me rritjen e temperaturave zona turistike e Shëngjinit ka nisur të frekuentohet nga vizitore të shumtë, kryesisht gjatë fundjavave. Për ti paraprire fluksit i cili pritet të jetë gjithnjë në rritje, Njësia Administrative Shëngjin bën me dije se do të jetë prezente në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO










